Sezoni i dytë i talent show-t “Top Talent” do të vijë me shumë supriza dhe me një koncept të ri. 

“Top Channel” ia ka besuar Eneda Tarifës prezantimin e showt. Eneda ka qenë prezantuese e “Portokalli” për disa vite, është një artiste e kompletuar dhe një figurë shumë e dashur për publikun.

Eneda mësohet se ka nisur prej disa javësh punën me stafin realizues.

 

Aplikimet për talent shown kanë nisur, dhe do të jenë të hapura deri në datë 20 shkurt. Këtë sezon përveç kategorive: prezantues dhe gazetarë, është shtuar dhe kategoria interpretues në zhanra të ndryshëm.