Zbulohet kush do të zëvendësojë Sokol Ballën çdo të enjte tek Top-Channel

05/01/2018 - 22:15

   Gazetari Ylli Rakipi ka lënë News 24 për Top-Channel. Emisionin e tij "Të paekspozuarit", Rakipi do ta drejtojë në Top-Channel ku do të zëvendësojë "Top Story"-n e Sokol Ballës. Largimi i Rakipit nga News 24 konfirmohet nga burime pranë këtij televizioni. 

Mësohet gjithashtu se emisioni i Rakipit do transmetohet të enjten, njësoj si Top-Story, me tematikë aktualitetin politik. 

Sokol Balla u largua nga Top-Channel në fund të 2017-ës pas 12 vitesh pune si gazetarë dhe drejtues në këtë media. Më herët, Balla u largua nga drejtor informacioni ku në vend të tij u komandua Endri Xhafo. Balla pritet të drejtojë një emision të ri në Vizion Plus. Mësohet se "Real Story" do jetë emisioni që do drejtojë Sokol Balla, ndërsa njëkohësisht mësohet se ai do jetë edhe drejtor informacioni në Vizion Plus. 

Nga ana tjetër, sa i takon emisionit "Top-Story", i drejtuar nga Sokol Balla prej 12 vitesh, burime pranë Top-Channel bënë të ditur se do transmetohet në ditë të ndryshme dhe drejtuesi i tij do jetë Endri Xhafo, i rikthyer në Top-Channel pak muaj më parë, pas një shkëputje disa vjeçare nga kjo media për ABCnews. /shqiptarja.com 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së shpejti pritet të nisë në Top Channel gara e gatimit ‘Hell’s Kitchen’ ku drejtues do të jetë masterchefi i njohur Renato Mekolli.

Një nga figurat më të njohura të "Top Channel"-it, Monika Stafa, është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputjeje.

Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj.

"Merkato" televizive duket se nuk përfunduar ende.

Pas një shkëputjeje prej dy vitesh ka ardhur koha që Renato të rikthehet në ekran për një eksperiencë të re.

Spektakli “Dance With Me” në Tv Klan do të rikthehet sërish këtë sezon me edicionin e tij të pestë.

Ervin Kurti prej dy sezonesh ka qenë pjesë e programit Top Show Magazine bashkë me Albana Osmanin.

Ndonëse këtë sezon u përfol se Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother VIP”, promoja e publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” tr

Një koncert që shenjoi përmbylljen me sukses të sezonit turistik veror, u zhvillua mbrëmë te zona e “Sfinks”-it në shëtitoren e Durrësit.

Gazetarja Eni Vasili duket se në këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë më pjesë e ekranit të ‘News24’. Burime pranë ‘revistawho.com’,