Siç ishte mësuar, Bieta Sulo do të rikthehet këtë sezon para kamerave në “Top Channel”. Pas largimit të Jonida Shehut nga “Pasdite në Top Channel”, drejtimi i programit iu besua menjëherë Juli Krisafit, por në fund të sezonit, u mësua se edhe Juli nuk do të jetë më në sezonin e ri.

Programi i pasdites, me çeljen e sezonit të ri i është besuar Bieta Sulos, e cila për shumë vite është kryeredaktore e “Top Show”.

“Ftesë për 5” është emri i ri që do të mbajë programi i saj, i cili, me siguri do të ketë në fokus temat sociale, kulturore dhe artistike, dhe po ashtu, do të ketë dhe të ftuar në studio për të diskutuar për to.