Makinat më të shitura të 2013

30/12/2013 - 15:19

30 dhjetor 2013- Makinat e mëdha janë përsëri me te  preferuarat  e amerikanëve, falë çmimeve më të ulëta të naftës dhe ekonomisë në rritje. Por jashtë Amerikës është realitet tjetër. Njerëzit preferojnë makina më të vogla, me motor më të vegjël.TechSot ka mbledhur sot për ju 10 makinat më të shitura të 2013-s.

1. Ford Focus

Në vendin e parë radhitet Ford Focus. Focus është një shembull i Ford-it për një strategji globale për të ndërtuar makina që të shiten në të gjitha vendet e botës. Me rreth 1.1 miliardë makina të shitura për këtë vit, Focus pritet të parakalojë Toyota Corolla si makina më e shitur në botë.

2. Toyota Corolla

Toyota Corolla, e ridizajnuar për 2014-n për të qenë më në stil, humbi statusin e saj të 2012-s si makina më e preferuar në botë. Këtë vit Corolla pritet të mbarojë e dyta, pas Ford Focus ka shitur 1,001,414 makina.

3. Volkswagen Jetta

Vetura Jetta e Volkswagenit, ose siç njihet në disa tregje si Vento apo Bora, shitet me disa opsione motorash të ndryshëm, si naftë, benzinë, dhe hibride. Shitjet e Jetta-s arrijnë rreth 906,000 makina të shitura.

4. Hyundai Elantra

Kompania Koreano-Jugore është bërë tashmë një konkurrues serioz për sa i përket tregjeve globale të makinave. Dhe kjo falë makinave sportive si Elantra (shitur si Avante në Korenë e Jugut). Shitjet e Elantra-s në 2013 pritet të jenë rreth 866,000, 11% më shumë nga një vit më parë.

5. Chevrolet Cruze

Chevy Cruze, dalë në tregjet Kineze në 2009-n, është vetura e parë komplet globale e Chevrolet-it. Dhe është pikërisht kjo veturë një nga arsyet që e rriti markët Chevrolet (ose Chevy për shkurt) në të gjithë botën. Shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 730,000.

6. Toyota Camry

Në SHBA, Toyota Camry është vetura më e shitur. Dhe kjo e bën që Toyota Camry të jetë në këtë listë, falë shitjeve të mëdha në SHBA. Shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 728,000.

7. Volkswagen Golf

Gjenerata e shtatë e Golf-it nuk ka dalë akoma në tregjet e Kinës apo SHBA-së. Por megjithatë, shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 720,000. Golfi i ri do të dalë në tregun amerikan vitin që vjen, si model i 2015-s

8. Ford Fiesta

Mini-vetura e Fordit ka pasur një sukses mesatar në SHBA, por kjo makinë sportive dhe mjaft e avancuar teknologjikisht është shumë e preferuar në shumë vende të botës, sidomos në Evropë. Shitjet globale për Ford Fiestën në 2013-n priten të jenë rreth 706,000.

9. Honda CR-V

Honda CR-V është fuoristrada e vetme në këtë listë. Shitjet globale për 2013-n priten të jenë rreth 698,000.

10. Volkswagen Polo

VW Polo, një pioner e segmentit ‘mini-veturë’, nuk shitet në SHBA. Por megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar Polo-n për të shitur rreth 687,000 në të gjithë botën për vitin 2013-n.

/express/ 

 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: