Maradona zbulon: Fidel Castro është gjallë

14/01/2015 - 14:55

14 janar 2015 -  Diego Armando Maradona beson se Fidel Castro është ende gjallë dhe për ta vërtetuar këtë hipotezë ai publikon një letër për të cilën pretendon se ia ka dërguar ish lideri kuban. Lajmin e bën të ditur vetë ish futbvollisti në një intervistë për televizionin Telesur. Kjo është letra e parë e shkruar nga Castro në tre muajt e fundit dhe në fund mban firmën e tij. "Fidel është në gjendje të mirë. Më ka dërguar këtë letër. E pyeta se përse CNN të vret çdo ditë? Dhe ai m'u përgjigj: Diego, një ditë edhe ata do të kenë të drejtë sepse të gjithë do të vdesim".

Në vijim, "El Pibe De Oro" shtoi se letra prej 4 faqesh ka një përmbajtje që lidhet me çështjen e tregtisë ndërkombëtare të naftës dhe disa detaje të tjera pa shumë rëndësi për opinionin publik. "U lumturova shumë kur mësova se ai është në gjendje të mirë", shtoi Maradona që pak ditë më parë ndodhej në Kubë. Që prej një viti, Fidel Castro nuk është shfaqur në publik, çka ka bërë që spekulimet rreth shëndetit të tij të shtohen përditë e më shumë. Pak kohë më parë, gjendja e tij u cilësua kritike pasi ai nuk bëri asnjë koment rreth ndryshimit të kursit nga ana e Shteteve të Bashkuara për të rinisur marrëdhëniet diplomatike me ishullin komunist.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: