Menjëherë pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku mazhoranca me 82 vota rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe me masë sigurie nga GJKKO, Belinda Balluku, kanë ardhur edhe reagimet e para politike.

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se e hoqi maskën dhe doli në mbrojtje të abuzimeve dhe kundër drejtësisë.

“Maskat ranë! A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës? Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!”, shprehet ai mes të tjerash me një postim në Facebook.

Postimi i Adriatik Lapajt:

Maskat ranë! Edi Rama me 82 vota u rreshtua në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë!

Besoj dhe ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se Edi Rama në funksion të pushtetit të vetë është i gatshëm të bëjë çdo gjë!

A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës?

Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!

Krijimi i një qeverie tranzitore të përbërë nga intelektualë përtej partive me mandat 12 mujor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reformim i Kodit Zgjedhor për demokratizimin e vendit.

Depolitizim i administratës zgjedhore”.