Mediat e huaja: Elhaida Dani ka mrekulluar gjysmën e Evropës

08/05/2015 - 11:28

8 maj 2015 – Këngëtarja që do të na përfaqësojë në Eurovizion, Elhaida Dani, ka goditur edhe prestigjiozen britanike “Mirror”.

E përditshmja “Mirror” e ka përshkruar këngëtaren shkodrane si një nga vokalet më të forta të këngëtares dhe se ka impresionuar gjysmën e Europës. 

Sipas “Mirror”,  jo teksti, por vokali e ka bërë Elhaidën që të fluturojë drejt vendeve të para të festivalit të këtij viti.

“Shqipëria më në fund ka gjetur veten me Elhaidën. Nëse performanca e saj është mjaftueshëm e fortë për të bindur Europën që ta votojë, kjo ka kohë për t’u vendosur, por do të ishit budalla nëse e përjashtoni atë. Mirësevjen në Eurovizion, Shqipëri: Më në fund po garon. Ajo tashmë ka mrekulluar gjysmën e Evropës”, shkruan Mirror.  

“Mirror” ka përmendur renditjen më të lartë që ka arritur Shqipëria në historinë e Eurosong-ut, me Rona Nishliun në vendin e 5-të në vitin 2012.  

Gjithashtu ngrihet pyetja: A do ta përsërisë Elhaida në Eurosong 2015 të njëjtën lavdi që gëzoi pas fitores së çmimit “The Voice of Italy” në vitin 2013?  

Këngëtarja pritet që të performojë në gjysmëfinalen e dytë më 21 maj, ndërkohë finalja e madhe është më datë 23 maj.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: