Merkel mbyll dyert e azilantëve: Duam të kualifikuar

08/07/2015 - 16:39

8korrik 2015 – Mijëra azilkërkues në Gjermani nuk kanë të ardhme në këtë shtet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e bëri të ditur këtë fakt në vizitën e sotme në Tiranë, duke thënë se Gjermania është e hapur për punëtorë të kualifikuar. “Shqipëria mund t’i ofrojë Gjermanisë punonjës të shkolluar në profesione që ne kemi nevojë. Për azilantët do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme”, u shpreh ajo. Vetë kryeministri Rama, në lidhje me këtë çështje deklaroi se duhet të krijohet një perspektivë e përshtatshme për qytetarët.

Vetëm gjatë këtij viti me mijëra shqiptarë nga zona të ndryshme kanë përfunduar në Gjermani, ku kërkojnë strehim ekonomik. Edhe pse diplomatët e huaj kanë thënë se nuk pranohen kërkesat për azil, shqiptarët janë të interesuar për të marrë pagesën mujore në formë asistencë, mesatarisht 300 euro.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: