Merkel në Tiranën e blinduar, ja axhenda e takimeve

08/07/2015 - 10:21

8 korrik 2015 – Kanë mbetur dhe pak orë në pritje të mbërritjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë. Kjo vizitë e rëndësishme, ashtu si dhe e politikanëve të tjerë të rëndësishëm që kanë ardhur në Shqipëri për vizita zyrtare, do të shoqërohet me masa të rrepta sigurie, dhe gjithashti me bllokimin e akseve rrugore apo kufizim të qarkullimit në disa zona.

Merkel pritet të shkelë në tokën shqiptare në orën 13:50, dhe kryeministria ka publikuar axhendën e detajuar të takimeve të kancelares.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të organizohet në ambientet e godinës qeveritare, ku do të zhvillohet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes kancelares gjermane dhe kryeministrit Edi Rama. Pas takimit me Ramën, Merkel do të pritet edhe nga Presidenti Bujar Nishani. Vizita e saj do të mbyllet me fjalën që Merkel dhe Rama do të mbajnë në Konferencën Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Axhenda e kancelares Merkel në Shqipëri:

13:50 - Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

14:15 - Nis ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, për të vijuar më tej në godinën qeveritare.

15:40 - 16:10 - Do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

16:10 - 16:40 - Kancelarja Merkel do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

17:00 - 18:00 - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike gjermano-shqiptare.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: