Mrekullia, vogëlushja kthehet në jetë pasi i fikin aparatin e frymëmarrjes

25/12/2015 - 09:03

Kjo mund të konsiderohet si një mrekulli e vërtetë për Krishtlindje për një familje britanike.

Vogëlushja e familjes, vetëm 1 vjeçe ‘u kthye’ nga vdekja, pasi prindërit dhe mjekët vendosën të fiknin aparatin e frymëmarrjes që e mbante në jetë.

Vetëm 5 muaj më parë, Franceska 41 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Lee Moore-Williams 44 vjeç shihnin me shpirt të dërrmuar teksa vajza e tyre jepte frymën e fundit. Bella ishte e shtruar prej kohësh në terapi intensive për shkak të një sëmundjeje të rëndë, dhe sipas mjekëve nuk mund të luftonte më tej.

Por vetëm 30 minuta pasi prindërit i dhanë lamtumirën dhe aparati i frymëmarrjes ishte fikur, Bella nisi të lëvizë këmbët me forcë dhe të bërtasë.

Pas një përmirësimi që ka çuditur mjekët dhe prindërit e saj, vogëlushja do të festojë Krishtlindjet me familjen në shtëpinë e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: