Mustafa: Demarkacioni është kusht për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

14/07/2016 - 14:53

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është interes shtetëror dhe në interes të shtetit, prandaj sipas tij, duhet ikur nga kauzat partiake dhe vetanake.

Ai kundërshtimin e opozitës për demarkacionin e ka quajtur kauzë të sajuar.

“Ne nuk e japim asnjë metër katror të Kosovës për asnjë çmim, as për viza as për asgjë. Jam i bindur se komisioni e ka bërë punën e vet mirë dhe nuk ka dyshime. Po të kishte bërë punën keq atëherë secili duhet ta dijë se kjo ka pasoja penale, pra është krim dhe dikush duhet të përgjigjet për atë vepër”, ka thënë Mustafa për “rtk”.

Kjo është hera e parë që Kryeministri përmend demarkacionin si kusht për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja nuk dëshirojnë të themelojnë ushtri në një vend që ka probleme kufitare me një shtet fqinj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: