Ndahet nga jeta papritur ish-gazetari i “News 24” në moshën 27 vjeç

05/01/2016 - 09:35

“BalkanWeb” njoftoi mbrëmjen e shkuar se është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme gazetari Kreshnik Zeqaj, në moshën 27­-vjeçare. Humbja e Kreshnikut tronditi thellë jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ata që e njihnin e kishin punuar me të.

Redaksia e lajmeve njoftonte se Zeqaj ndërroi jetë në mënyrë krejt të papritur duke tronditur të afërmit e tij, miqtë, kolegët dhe çdokënd që e kishte njohur.

“Kreshnik Zeqaj ishte 27 vjeç, ishte një djalë plot energji, plot dëshirë për jetën, një profesionist i mirë në fushën e gazetarisë dhe një qytetar i denjë i këtij vendi, por me sa duket me një zemër të brishtë e cila e tradhtoi, duke i prerë në mes jetën në një moshë fare të re.

Kreshniku ndërroi jetë në Londër, atje ku jetonte prej disa kohësh me vëllanë e tij. Niku, siç e quanim në “News 24” e “BalkanWeb” ishte njeri prej nesh, ishte një gazetar me eksperiencë, e që një pjesë të përkushtimit të tij e ka kaluar në këtë televizion. Së pari në dhomën e informacionit si editor i “flashit informativ”, e më pas në një eksperiencë të dytë si organizator i emisionit investigativ “Kaktus”.

Më herët Kreshniku kishte dhënë kontributin e tij edhe për televizione të tjera, ku punoi me të njëjtin seriozitet e përkushtim”, shkruan “BalkanWeb” duke shprehur dhe dhimbjen e thellë për këtë humbje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: