Një nënë dënohet se refuzoi të bëje djalin synet

04/12/2013 - 20:58

4 dhjetor 2013 - Një gjykatë në Izrael për herë të parë ka vendosur të dënojë një grua për shkak se refuzoi të bëjë synet djalin e saj.

Gruaja është dënuar me një gjobë prej 150 dollarë për çdo ditë që nuk lejon që djali i saj të bëhet synet.

Ndërsa nëna e djalit ka refuzuar përsëri duke thënë se nuk dëshiron ta dëmtojë fëmijën e saj fizikisht.

Ky është dënimi i parë i këtij lloji në Izrael, ku një gjykatë fetare izraelite vendos të dënojë prindin se ka refuzuar të bëjë synet djalin edhe pse syneti nuk është i detyrueshëm në Izrael.

Megjithatë, shumica e çifutëve e kryejnë këtë akt në pajtueshmëri me zakonet e tyre.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar Organizata e të Drejtave të Njeriut, të cilët e përfaqësonin gruan.

Ata janë ankuar për këtë vendim që ka marrë gjykata në Izrael.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: