NJOFTIM

admin | 12/18/18

BASHKIA DURRËS

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DEPOZITOJNË APLIKANTËT PËR TU TRAJTUAR ME BANESË ME KOSTO TË ULËT NË OBJEKTIN E NDËRTUAR NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, TË NDODHUR NË LAGJA NR.17 DURRËS

  1. Çertifikatën e gjendjes familjare/ kopje e dokumentave të identifikimit (pasaportë ose letërnjoftim) për çdo pjestar familje.
  2. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
  3. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;
  4. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
  5. kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
  6. familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.
  7. Banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga proçesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike.
  8. Vërtetim nga ALUIZNI që aplikanti apo çdo pjestar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese.(origjinale)
  9. Nëse është me qira, kontrata e qirasë e nënshkruar nga palët respektive, nëse afati i kontratës së qirasë është më shumë se një vit, kontrata duhet të jetë e hartuar pranë Noterit.
  10. Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen duhët të depozitojë një relacion teknik nga ekpsert i liçensuar.
  11. vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
  12. vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;
  13. dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  14. dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
  15. vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  16. vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  17.  vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
  18. dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;
  19. vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;
  20. vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
  21. vërtetimin e komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara;
  22. dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
  23. dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;
  24. dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.
  25. Vërtetimin e statusit “I pastrehë, gërma ç” në cilësinë e ish-pronarit.
  26. Vërtetim nga shoqatat e regjistruara në Republikën e Shqipërisë për të vërtetuar që janë anëtar të komunitetit rom/egjiptian.

 

a) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:

  1. familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;
  2. të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;
  3. familjet me më shumë se katër fëmijë;
  4. bashkëshortët, mosha e përgjithshme e përbashkët e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.

b) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:

  1. personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;
  2. individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;
  3. familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;
  4. emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;
  5. familjet e policëve të rënë në detyrë;
  6. punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);
  7. punonjësit e repartit RENEA;
  8. punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;
  9. viktimat e dhunës në familje; 
  10. viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
  11. anëtarët e komunitetit rom; xii) anëtarë të komunitetit egjiptian;
  12. të miturit në konflikt me ligjin, sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, pas ekzekutimit të dënimit;
  13. vajzat nëna;
  14. individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji.
  15. Kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave, të përcaktuara në këtë ligj.

 

Në rast ndryshimesh ligjore në dokumentacionin që duhet të paraqesin aplikantët, do të bëhet njoftimi publik në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës, në zyrën e marrëdhënieve me publikun Bashkia Durrës, si dhe pranë zyrave të Njësive Administrative, për të bërë të mundur plotësimin/ndryshimin e dokumentacionit që kërkon ligji.

Dokumentacioni do të dorëzohet çdo ditë pranë zyrës së marrëdhënieve me publikun pranë Bashkisë Durrës, deri më datë 24.01.2019.

 

<< SHKARKO DOKUMENTIN >>