Olldashi: PD duhet të ketë një skedar të kontributeve të anëtareve

08/07/2013 - 22:47

TIRANË, 8 korrik 2013 – Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të fokusohet tek një paketë ristrukturimi që mundëson inventarizimin e kontributeve të anëtarëve të saj. Olldashi e deklaroi këtë në një bashkëbisedim me strukturat, grupseksionit nr 1 në Tiranë. Ai theksoi se është shumë i rëndësishëm raporti që do të ndërtohet me anëtarët e partisë, të cilët i cilësoi si gurët e themelit të Partisë Demokratike. 

“Ky element është inventarizimi i kontributeve. Ne kemi nevojë që skedarët e anëtarësisë së partisë të mos i kemi thjesht lista emrash dhe data anetarësie. Nëse, ne sot se nuk i referohemi memories se drejtueseve të strukturave tona, ne e kemi te pamundur te identifikojmë kontributin e militanteve tane, kontributin e anëtarëve të Partisë dhe kjo na con që vlerësimi i gjithsecilit prej tyre të mbetet ne objektivitetin apo subjektivitetin e drejtuesve politikë. Eshtë e pamundur që kjo të cojë në një trajtim të drejtë dhe të ndershëm të anëtarëve të partisë. Trajtimi duhet të jetë real dhe që të jetë real duhet që ky skedar të krijohet me shpejtësi, në mënyrë që ti japim gjithsecilit atë që realisht i takon dhe jo atë që unë mendoj se i takon”. 

Duke prezantuar platformën për drejtimin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi foli edhe për krjimin e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brënda strukurave bazike, duke theksuar se Partia Demokratike ka potenciale të jashtëzakonshme për të realizuar kthimin e shpejtë të saj në shumicë qeverisëse. 

Gara elektorale për kreun e ri të PD, takimi i Olldashit me bazën

Në vijim të takimeve me bazën e Partisë Demokratike në rrethe, kandidati për kryetar i kësaj partie, Sokol Olldashi, ishte sot në qytetin e Korçë, ku shpalosi para demokratëve korçarë platformën e tij për drejtimin e partisë. 

Gjatë takimit të zhvilluar pasditen e së hënës, në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, të qytetit juglindor, Olldashi shpalosi pikëpamjet e tij për rrugën që duhet të ndjekë PD-ja në të ardhmen dhe programin e tij për drejtimin e saj. 

Në fillim të takimit, Olldashi bëri një falenderim për të gjithë ata që ishin të pranishëm. “Është gjithmonë një kënaqësi të gjendesh mes demokratëve të këtij qyteti, nga më të rëndësishmit në vend, një qyteti me një traditë të konsoliduar, të një qyteti me një bërthamë të konsoliduar të PD-së”, tha ai. 

Olldashi vlerësoi mbështetjen që anëtarësia e Partisë Demokratike e Korçës dha në fushatën elektorale, pavarësisht se rezultati, sipas tij, nuk ishte ai i pritshmi. 

Ai vlerësoi gjithashtu edhe gjestin shumë fisnik, sipas tij, të kryeministrit Berisha, i cili mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë e zgjedhjeve, duke e ditur që të gjithë jemi përgjegjës për këtë rezultat. 

Olldashi tha se një analizë më e detajuar e proçesit zgjedhor do të bëhet pas procesit të zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë. 

“Kemi nevojë të bëjmë disa përmirësime në disa drejtime. Ne jemi në opozitë dhe duhet të veprojmë si të tillë. Përballë nesh është qeveria e Edi Ramës dhe përballë tyre jemi ne, PD-ja, si forca e vetme opozitare drejtuese e të gjithë moralit të shoqërisë shqiptare", tha Olldashi. 

Duke folur për etiketimin e LSI-së së poli i tretë politik në vend, Olldashi tha se poli i tretë nuk ekziston.

"Nuk ka më pol të tretë, jemi ne dhe kundërshtarët tanë politikë. Ky është një modelim që ne duhet ta bëjmë shumë shpejt. Jam i bindur se PD-ja do të bëjë opozitën më të mirë që ka parë ky vend ndonjëherë, opozitën më të fortë. Ne kemi nevojë të ftojmë brenda shtëpisë tonë të gjithë ata që e konsiderojnë veten dhe japin prova se janë të gatshëm të jenë opozitarë”, tha mes të tjerash Olldashi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: