Nga Myslim Pasha  

1.PRELUD VAJTUES Në se dëshironi që të shihni shoqërinë dhe modelin e saj,atë që ne themi se e kemi krijuar ejani në hulumtimin tuaj ta skanoni këto ditë të fushatës elektorale. Aty do të shihni jo vetëm në një miniaturë se ç’kemi arritur, por një spektakël tragjikomik të vetvetes “sonë të dashur shqiptare” dhe të kësaj demokracie që gjasme kemi ndërtuar. Ky ekosistem i ndotur dhe antijetë është projekt i Sali Berishës dhe vepër e tij. Shihni se si shpërfaqet ky ekosistem në fushatën elektorale. Me pjesën e gjallë dhe jo të gjallë të tij, me ç’lëndë ushqyese politike dhe ideologjike ai e mban me frymë, e me ç’ergji negative e mëkon duke krijuar urrejtje dhe konflikt të vijueshëm, ku ajri, uji, rrugët, bimët janë të sëmura sikundër edhe raca njerëzore përsipër.

2.Gjithë kjo fushatë së cilës i mungon Ideologjia Kombëtariste. Projekti për një demokraci në Shqipëri nuk ka ekzistuar sepse edhe ato fara që kishin mbetur nga Mbretëria ishin të vyshkura dhe gati në të tharë, mbasi Monarkia Zogiste nuk e kish hallin tek Demokracia por tek Sundimi. Ndërkaq Socializmi Enverist e shtrydhi e rrënoi dhe e groposi Demokracinë Borgjeze duke venë mbi të me përdhunë Demokracinë Proletare. Vetëm traktati i Sami Frashërit tek “ Shqipëria ç’ka qënë , Ҫ’është dhe Ҫ’do të bëhetë. “ dhe copëza iluministe të Rilindasve të tjerë gjëllinin në formën e folklorit në sqepin e shqiponjës komuniste me dy krerë. Keqformatimi socialist në Shqipëri nuk e pati burimin këtu por dihet tjetërkund dhe ai u soll në një vend të varfërisë së skajshme, si një model shpëtimi, por që ashtu sikundër në shumë vende të tjerë të lindjes, (por më keq dhe më dogmatik vetëm në Shqipëri u bë e zuri vend …) “ Kudo ku pushteti i venë në duart e dikujt, për të qeverisur popullin dhe për të mbrojtur pronat e tij, ushtrohet për qëllime të tjera dhe përdoret për të varfëruar, për ta shtypur ose për t’u nënështruar ndaj urdhërave arbitrare të kundërligjshme të atyre që e kanë atë pushtet, atje ai shndërohet menjëherë në tirani” pat thënë dikur John Locke. Sikur ta ketë thënë për ditë sotme, megjithëse këtu tek thuhet se jemi një demokraci më të cilën po futemi në Europë! Dhe ja se ku na erdhi radha përsëri të votojmë, të votojmë për Parlamentin (…e Ri apo i Vjetër ?… ) se ky siç thuhet na është pushtet i epërm, por edhe i shenjtë, i patjetërsueshëm se kësilloj ia beson vet populli. Prandaj populli duhet të bëjë zgjedhje. Edhe shqiptarët kanë bërë zgjedhje ( !!!) . Po asnjë herë nuk është thënë me plot gojën se “ u bënë zgjedhje” “ por : “ U bënë vjedhje” Ky parlament nuk mund të jetë ai që kërkojmë gjersa ai po përdor qysh në krye të herës vjedhjen, mashtrimin, blerjen, tregun e zi… Jemi në kohë të Oligarkisë së madhe, të Oligopolitikës përballë mjerimit. Ata të djeshmit janë këta të sotmit dhe do të jenë edhe të nesërmit.

3.Kjo fushatë e Ҫifligarëve dhe Oligarkëve të rinj Bashkësia oligoBerishiane, politikanë që kanë një çerek shekulli, dhe që nuk përfaqsojnë asnjë elitë të re, asnjë ndryshim dhe risi, veçse një gërhamë e vjetër një rrjet të madh nëpunësish, në administratën shtetërore që për tetë vjet, nuk ka ngrohur vetëm vezë por ka bërë vend për kthina të mendësisë së moslargimit nga këto vende pune, të cilat janë një flori i vërtetë i pasurimit dhe përfitimit që fillon me dogana, tatime, taksa, e përfundon në tendera të ligjëruar. Vijon një Polici e gjithëpërfshirë në militantizëm, polici paternale e krijuar me një filozofi sundimi dhe sejmenësh të pushtetit, e krimit shtetëror e familjeve të mëdha e nepotizmit skajor, e krahinarizmit të pashoq, e borgjezisë së re dhe oligarkisë financiare shqiptare, e FA të Shqipërisë të cilat në këto tetë vjet nuk iu largua politikës por është bërë pjesë jetësore e standartit anti-NATO, e një morie nëpunësish vendorë kudogjendur të cilët të mbushur me urrejtje dhe konflikt e kanë thelluar dhe më shumë hendekun me pjesën tjetër të shoqërisë. Dhe mos harroni se në krahun kundruall të gjithë kësaj bashkësie është një Botë e Biznesit shqiptar që është në dorë të krahut pushtetar “demokrat”, të cilët i kanë futur kthetrat ekonomisë dhe po i thëthijnë si shushunja gjigante, gjakun. Borgjezia dhe kapitalistët e mëdhenj të cilat ndër konçensione e shitje pafund po japin dërmën fundore ekonomisë së rrënuar. Pra: vini re ! Është një armatë e tërë e ngritur mbi baza të një filozofie sundimi, klientelizëm dhe nepotizëm, për të mos ikur, për të mos u çkulur , por për të shkuar deri në fund dëshirës për kullufitje të re, në Projekte postelektorale të shenjtërimit e të kultit që po i ngre vetes, Sali Berisha i mallkimit kombëtar. Sundimi “demokratik” ka arritur kulme. Kulme të blerjes në tregun “komedian” të deputetëve nga krahë skajorë të politikës pa shtrat ideologjik, si rrëfim i degjenerimit moral të elitës së vjetër të politikës e shndërrimit në mercenarizëm rutionorë, që i vijnë si tagji Grazhdit të Legjslativit Shqiptar. Ne nuk e dimë se si quhen ata Kaçi i Zi apo kaçi i Bardhë, As Meta apo Metastaza, por po duket qartë që ata po futen në laboratorin e klonimit të Sali Berishës. Ju po i shihni se si janë shpërndarë me një rregull të përpiktë, zyrash elektorale , flamujsh pafund, data base të mirëfilltë studimore për rrënjët e votuesëve të cilët këto ditë të gjithë qënkan aq të mirë… ( Oh sa xhan u kemi !! “) Dhe më pas, vjen një regjisurë tubimesh plot ngjyrime mashtrimi, ku i vetmi “shenjt” është po ai Berishë, në dukjen e jashtëme publike, të shantazhit dhe trysnisë së pafund, ndaj gjithë shoqërisë. Shteti i organizuar, i ngulur, i fiksuar, i ideuar prej filozofisë së Sundimit, ndodhet në një mësymje të madhe ndaj opozitës me një fushatë Zgjedhore të gënjeshtrës të marrshimit “urdhëror” mengjyrime trysnore, , në çdo kend, në një prani të frikshme. Ky është ai shteti i kapur, që dikton si në diktaturë dhe e shet për demokraci gjithë këtë maskaradë zhurmatore dhe kaq të kushtueshme, që parakalon dhimshëm mbi shpinën tonë. Kurse ne jemi vetëm në lista, ( jemi apo s’jemi ne!) Se ne jemi në një nagatërrim të madh dhe s’dimë se kujt krahu i përkasim, aq shumë trazim kanë sjellë, ustallaërt e zgjedhjeve që dinë se ku i kemi koordinatat, ku i kemi bindjet. Ndaj bëjnë llogari natë e ditë që të na i blejnë këto bindje, se ndryshe do të dilnin se janë mosbindje.

4.Gjithë kjo fushatë e koduar në mungesën e lirisë! Ditë e natë duke trokitur ndër dyer për të parë se ku është besueshmëria e Partisë së Sundimit, paketime parash të pista, për t’i bërë gati që t’u ndahen në kohë, shtresave “vulg” dhe varfërisë së ditës, afrim të burimeve financiare të kapitalistëve të të gjithë formateve, për t’i derdhur në këtë kohë varfërie që të blihen votat, që të blihen zyrat, që të blihen numërimet, komisionerët, që të ndrijë mashtrimi elektoral, për të treguar fuqi dhe vetëm fuqi. Ata, që në këtë fillim muaji kafshojnë e kafshojnë, përkëdhelin dhe helmojnë, diktojnë dhe trysnojnë për të thënë “ ne jemi ngulur këtu si pushtues dhe nuk dalim nga këto domene…” Në këtë regjisurë kriminale, gjallon edhe një formacion i madh mediumesh të shkruara dhe pamore të Qeverisë së Sundimit që përhap në të gjithë sekondat filozofinë e nënështrimit dhe të antidemokracisë, të autokracisë dhe të shenjtërimit të Sali Berishës, të cilit që tash i është ngjirur zëri, por që prej kësaj ngjirrjeje, i dalin burime të tjera të djallit me brirë. Ndërsa përgatitet dasma e Zgjedhjeve shoqëria është e mbarsur me konflikte të forta për pronën e cila nuk ka vajtur tek i zoti, por tek Ҫifligarë të rinj uzurpatorë që bëjnë sot Politikën dhe kanë Klane dhe Truste marramendës jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Kurse bashkësisë së ish pronarëve dhe ish të përndjekurve dhe burgosurve politikë iu vijon t’u shplahet truri tamam sikur të ishin në komunizmin e burgjeve historikë.

5.Gjithë kjo fushatë e pabarabartë dhe e mallkuar! Si e paskemi harruar demokracinë e kërkuar !? Kjo fushatë e kërcënimit topitjes dhe e shqyerjes së demokracisë nga çakenj politikë është performance më kërcënuese ndaj këtij populli të lodhur që tani është shndërruar në indiferent. Dhe ashtu, dy e nga dy e kokërr pas kokrre, analistë, hulumtues të së keqes shoqërore, gazetarë ngrejnë një rrjet merimange për të sjellë argumnente, nga TV në TV nga e hëna në të djelë, dhe nga një brinjë e thyer në një kokë të përvjelë, të paguar e të ushqyer se “ në këtë vend të mjerimit demokratik nuk mund të ketë rotacion mbasi fitorja e sundimit… na qënka demokraci dhe jo… tirani siç do të thosh sërish John Locke. Sepse shoqëria është sëmurur e tëra nga trysnia që i është kanosur përgjatë kësaj kohe. Asaj i janë bërë disa ndërhyrje në formë veprash dhe eksperimentesh sociale, si projekte Antikombëtare, disa teste të tipit “97-ta “, “Gërdeci, “ 21 janari” “ndërhyrja në Kushetutë në Kodin zgjedhor …” në kapjen e gjithë pushetetve në drejtësinë e kllaposur, në tregëtimin e pushteteve.” A nuk e shitën edhe Detin!?” etj Dhe , vallë ç’na ka dalë: Mrekulli Ballkanike moderne ! Shqiptarë të bindur ! I gjithë ky vargan që e thamë më sipër ka rrënjë të helmëta në këtë shoqëri ku janë lëshuar rrënjë e degë. Qindra mijra në farë e fisni, që nga Kryeministri e familja e tij, nga Presidenti, Ministri, Kryeprokurori tek Shefi i lartë e Shërbimit secret, dhe tërë ai radhua që vjen pas, që nga Kryepolici e deri tek gardiani i burgut…pastruesi militant, prerësi i biletave, varrëmihësi i Kumunës të gjithë janë në një moment beteje nëse do t’i ruajnë këto rrënjë e degë apo do të shkulen për t’u rrëzuar… Po ata për ditë po thonë : ‘ Nuk shkulemi ! “ Kurse idhulli dhe “shenjti i tyre “ ndërton sloganin “ “ Ne jemi ndryshimi. Përpara !” Pra “ Mos u shkulni” Nuk është aspak një problem ideologjik por interesash e kthetrash të përfitimit ekonomik në kurriz të një pjese tjetër e cila rropatet rrugëve pashpresë. Ҫekiçi pneumatik i fushatës berishiane të përçartshme trokon e godet në shpinë të shoqërisë. Kjo fushtë zgjedhore injekton të keqen e mbjellë nga Sundimi Berishist, ajo është nën lëkurë, në thua, në shikimin sa hap sytë, në pronën, në pozitën, të taksën, në doganën, në sigurinë, gjer në ngrënien e kotheres së bukës, në këngën edhe gjer tek mallkimi. E keqja e shqiptarëve nuk paska të mbaruar !

6.Kjo fushatë e degjenerimit moral dhe kooruptiv Fushata elektorale është si një tërmet i porositur. Sa do të duroni or të mjerë! Ky është kodi i rrezikut. Rrezik, mos ik! Fushata e sotme elektorale i ngjan festave pagane që përgatisnin një paravdekje të bukur plot ngjyrime dhe tinguj qiellorë. Ata kanë pushtuar këto ditë fushate si në një betejë të madhe, frontet, transhetë, armët e luftimit, prapavijat, lëndët kimike, ideologjitë e përbindshme të gjunjëzimit. Pushteti dhe sundimi, ja kush është Alkimia!? Krijesa e oligarkëve të sotëm është prurja e një race berishiste të klonimit politik shqiptar, të shndërrimit të karaktereve të skllavërimit të madh të mbushur me cene kriminale Makiavelsite.