Fituan shqiptarët e Strugës dhe jo partitë politike

12/04/2013 - 18:55

Nga Ibrahim Abedini

Pas Kërçovës, Struga ishte bastion më i rëndësishëm i shqiptarëve të maqedonisë shqiptare. Edhe pse Gruevski, kryeministri i sllavo-maqedonasve, trumbetoj me të madhe se me të gjitha forcat do kthente tek banorët e etnisë sllave në Strugë melankolinë e viteve të komunizmit, duke i përdorur të gjitha resurset politike, dhe ekonomike që kishte në disponim, pa mënjanuar edhe shantazhet dhe presionet ndaj shqiptarëve dhe etnive të tjera jo sllave, humbja e ndoqi pas si një e drejtë e kohës. Edhe Struga u fitua. Në Strugë nuk fituan partite politike, por fituan shqiptarët. Fitoi vullneti i pathyer i popullit shqiptar. Fitoi ndjenja e fuqishme kombëtare që u zgjua përsëri dhe veproi njëzëri kur Struga e kërkoj, për të mbajtur të gjallë frymëmarrjen e saj Iliro-shqiptare. Fitoj Struga për të mos e humbur identitetin e saj kombëtar dhe etninë e lashtë dhe për të mos rënë në fatin e Manastirit, Resnjës, Ohrit dhe së fundi edhe Kumanovës. Struganët në momentin e caktuar treguan një pjekuri politike të paparë. Më shtatë prill të dymijetrembëdhjetës ata i dhanë një mesazh të fortë dhe një mësim të kjartë sllavo-maqedonasve të Strugës dhe më gjerë dhe i thanë se, shqiptarët ende janë të fortë dhe të bashkuar në trojet e tyre etnike. Por sa do të zgjasë qëndrueshmëria e kësaj pjekurie politike dhe sa këmbëngulës do të jenë shqiptarët në kërkesat dhe qëllimet e tyre jetike kombëtare? Besoj se çdo njëri do të përgjigjej: - I tërë procesi varet nga vetë shqiptarët se si do të dinë të udhëheqin me vetëveten. Unë do të shtoja se, deri tek arritja e drejtë e qëllimeve të barabarta me sllavo-maqedonasit, varet: - Nga ndikimi politik i fqinjëve që na rrethojnë. - Nga ndikimi evroatlantik. – Nga politika rajonale dhe globale. – Nga fuqia e politikës së shtetit amë dhe të shtetit të ri të Kosovës. Dhe më shumë nga roli i spektrit politik shqiptar që është në pushtet në Maqedoni. Shtrohet pyetja se: -Si mund të jetë i qëndrueshëm ky proces politik dhe kombëtar?

Partitë shqiptare, si ato në pushtet pa edhe ato në opozitë duhet të jenë gjithnjë vigjilente të çështjes kombëtare, gjithmonë në bashkëpunim me popullin. Nuk duhet lënë hapësirë për veprim partive politike sllavo-maqedonase dhe mekanizmave të tyre të hapta dhe të fshehta, që ata të ”shfrytëzojnë rastin” dhe dobësitë e politikbërjes sonë, ashtu siç kanë vepruar në të kaluarën.

Strategjia kombëtare

Kur e kam fjalën për Strugën, e kam parasysh një pjesë të shqiptarëve që ende jetojnë të ndarë në shtetet që na rrethojnë, të krijuara artificialisht. Shqiptarët duhet të udhëhiqen nga një strategji nacionale. Shqiptarët kanë dy akademi të shkencave dhe një të përgjysmuar në Maqedoninë shqiptare. Por në vetë strategjinë e tyre vepruese mbizotëron një frymë e butë, paqedashëse dhe vëllazërore ndaj joshqiptarëve. Dhe me këtë, demostrojme para botës se ne shqiptarët jemi të butë dhe të urtë ndaj botës dhe jo ndaj vetvetes. Në këtë rast duhet të mësojmë nga japonezët, që misionarëve të huaj, të cilët shkelnin tokën e tyre, jo vetëm që nuk i jepnin asnjë të dhënë për popullatën, por nuk i mundësonin as edhe të mësonin gjuhën japoneze. Dua të them se strategjia e akademive shqiptare është e njejtë me strategjinë e kombëtares në futboll, e cila në të shumtën e rasteve është e stërvitur vetëm për t´u mbrojtur. E tëra kjo, nënkupton se shqiptarët në strategjinë e tyre kombëtare nuk kanë ndërmarrë veprime kundërsulmuese. Dhe duke mos mësuar nga përvojat e hidhura të mbrojtjes dhe vetëm mbrojtjes, humbjes i kemi hapur portat. Unë dua të nënvizoj në këtë artikull të shkurtër se, ka ardhur koha që të mësojmë nga humbjet tona, pasi që nuk jemi në gjendje të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Dhe është koha që jo t´i festojmë vetëm fitoret, por edhe humbjet. Të gjitha janë pjesë e historisë. Këtë e bëjnë serbët në Gazimestan dhe këtë e bëjnë edhe australianët në luftën për marrjen e Stambollit. Hajdutëve të tokave tona stërgjyshore dhe të kulturës sonë duhet shkurtuar gjuha e gënjeshtrës. Nga gënjeshtrat e tyre duhet të nxjerrim përfitime dhe të tjerat, të panevojshme duhet groposur. Gruevski me klikën e tij, si edhe të parët e tyre, popullin e vetë e kanë ushqyer me gënjeshtra, me shpifje dhe intriga, për t´u arsyetuar para tyre se e drejta e vendimmarrjes mbi të tjerët ka qënë në anën e tyre. Por ata kanë harruar një gjë se” gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Politikanët sllavo-maqedonas kanë mësuar nga mësuesit e tyre serbo-sllavë, si Daçiqi i sotëm që në një intervistë të datës 2013/04/07 dhenë një reviste të vendit, pa pikë turpi thotë se, Serbia ka mbrojtur qytetërimin evropjan nga sundimi otoman dhe se sot bota ia shpërblen me ndarjen e Kosovës. A ka më qesharake se kjo shpifje. Por edhe vetë Serbia është krijuar me gënjeshtra. Êshtë për të ardhur keq. Të njejtën gjë e bëjnë edhe nxënësit e tyre, sllavo-maqedonët që duan të përvetësojnë Aleksandrin, Lekën e madh, si heroin e tyre kombëtar, duke u munduar t´i hedhin hi syve një bote të tërë, se gjoja këta kanë qenë boshti i civilizimit evropjan. Skandaloze! Sllavët e zbritur nga Vollga dhe malet Karpate, hajdutë të tokave shqiptare, pa pikë civilizimi, çirren si maqedonë antikë. Popull që nuk e di ku e ka veten.

A duhet të kenë shqiptarët një strategji të kundërveprimit?

Shqiptarët duhet të mësojnë se si duhet kundërpërgjigjur gënjeshtrave sllavo-maqedonase, si në planin e jashtëm ashtu edhe në planin e brendshëm. - Por si?- Duke mos e lëshuar vendlindjen do kontribuojmë në shtimin e numrit të popullsisë dhe në këtë mënyrë do zbulojmë gënjeshtrën e sistemit politik sllavo-maqedon se gjoja shqiptarët kanë natalitet të lartë. Struga shprazet në heshtje. Këtë fakt e treguan edhe zgjedhjet komunale me numrin edhe ashtu jo të realtë të listave zgjedhore, ku mungonin edhe 25000 votues shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Për këtë fakt hesht pushteti sllavo-maqedonas, por nuk duhet të heshtin shqiptarët ndaj kësaj dukurie negative, ndaj kësaj brenge, që poeti Ibrahim Abedini e përshkruan në përmbledhjen me poezi” Brengat e liqenit”. Heshtjen e tyre duhet ta zbulojmë ne me ngritjen e zërit dhe me gjetjen e ilaçit të kësaj sëmundje të pashërueshme. Partitë politike shqiptare, si dhe individë privatë me bizneset e tyre duhet të luajnë rolin e tyre jo vetëm me fjalë por edhe me vepra konkrete në terren, duke patur prioritet punësimin e të rinjve dhe të rejave shqiptare. Dhe e tëra kjo strategji kombëtare dhe patriotike, arrihet vetëm në bashkëpunim dhe në bashkëveprim me popullin. Politikanët, duke dalë jashtë zyrave dhe të ulur gju më gju me popullin mund të krijojnë një strategji shqiptare të qëndrueshme dhe afatgjate kundrejt asaj strategjie sllavo-maqedonase.

Politikëbërja e shqiptarëve në frymën Gandi-ane nuk na ka sjell dobi. Politika shqiptare duhet të jetë më e ashpër, më sulmuese. Dhe shqiptarët nuk duhet të jenë zemërgjërë dhe zemërbutë. Shqiptarët në Strugë dhe në vise të tjera heshtin dhe humbjen e pranojnë në heshtje. Ikja dhe shpërngulja në heshtje, është humbje. Humbi në heshtje Manastiri, Resnja dhe Ohri. Ky është një dështim i politikës shqiptare në përgjithsi. Ky është një turp për politikanët shqiptarë në pushtet që edhe pas kaq vitesh nuk mundën të hapin një shkollë të mesme në Manastir, Resnjë apo Ohër. Përderisa një grusht sllavo-maqedonë të rrethit të Prespës në Shqipëri, arritën të ndryshojnë edhe autoktoninë ilire të një vendbanimi të lashtë, duke e kthyer atë në emërtim sllav ”Pustec”. E papranueshme për historinë e onomastikës. -Shtrohet pyetja përsëri: - A kemi një strategji kombëtare të koordinuar? Kuptohet se se jo! Po si do të mbrohet Struga, dhe qytetet e tjera të rrezikuara nga breshëria antishqiptare dhe politika e pandryshuar shoveniste sllavo-maqedonase? Kjo mbetet në dorën e politikbërësve shqiptarë në Maqedoni dhe në dorën e popullit që do mbështesë udhëheqësit e tyre të drejtë dhe patriotë. Politikanët shqiptarë nuk duhet të korruptohen nëse i duan të mirën kombit të vetë dhe nëse duan të ndjekin idealin e kombit. E tërë kjo strategji është në dorën e bashkimit shqiptar se” Vetëm bashkimi bënë fuqi”. Fitorja në Strugë nuk duhet të na motivoj për gjumë dhe rahati. Fitorja kërkon punë të pandalshme dhe angazhim maksimal për të arritur të humburën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: