Nga Besart Kadia

Sa herë që vjen vera redaksitë e mediave në Shqipëri janë në ngërc. E fillon korriku e lajmet duket sikur dalin nga arkivi i viteve të shkuara. Një ndër lajmet ekonomike që del pa “hesap” nga kjo arkivë është shtrenjtimi i madh i cmimeve në bregdetin shqiptar. Vjen po i njëjti lajm në forma të ndryshme. Njëherë si qytetar i revoltuar në facebook ku tregon që një pjatë makarona kushtoi 20 euro apo të një portali lajmesh që thotë sa shtrenjtë janë cmimet për një natë në hotelet e jugut… E në masë fillon dhe mendojnë në turmë se jo vetëm shteti por edhe biznesi privat po na “vjedh”.  Ky mentalitet, që të gjithë ta kanë me të hedhur, bën që të shohësh me skepticizëm gjithë përpjekjet e mëdha individuale të sipërmarrësve/ biznesmenëve. Për “turmën virtuale” cmimi final tregon “grykësinë” e biznesmenit dhe jo reflektim e  informacion shtesë. Përshembull u bë lajm kryesor fakti se në një hotel në jug të Shqipërisë cmimi i hotelerisë arrinte deri në 300 euro nata. Ky simbol u përdor për të thënë se cmimet, kujdes, të gjitha cmimet, janë të cmendura në jug. Ndërkohë që fakti është se cmimet e një nate në jug kanë një cmim mesatar 30-50 euro.

Këto caste që po flasim një natë në hotelet e qytetit të Vlorës në booking.com fillojnë nga 25 euro deri në 60 euro. Jemi në kulmin e sezonit turistik e këto cmime janë të “cmendura”. Cmimet e hotelerisë në Shqipëri janë akoma shumë të ulta krahasuar me vendet e tjera të rajonit kur kemi parasysh koston e lartë të energjisë, taksim të njëjtë, administratë tatimore ndëshkuese, forcë punëtore jo produktive dhe shumë e paqëndrueshme… etj. Pra të dalësh me këto cmime në një periudhë kur sezoni zgjat vetëm 45 ditë duhet të jesh i “cmendur.” Incentiva për tu marrë me shërbime turistike në vend është shumë e ulët dhe ndihma shtetërore apo kultura e mikrëpritjes e bën akoma më të vështirë. Për më tepër taksimi uniform /i njëjtë në gjithë Republikën e Shqipërisë e bën akoma më pak favorizues investimin në zona të thella e të vështira që janë larg kryeqytetit.

Oferta turistike në vend po merr formë ngadalë por askush nuk ngre një debat të vërtetë për vështirësitë e sipërmarrjes në vend por i vetmi shqetësim mbetet se përse një rezort turistik me miliona euro investim vendos një cmim për produktin e tij që arrin deri në 300 euro. Ky është përjashtimi në Shqipëri dhe jo norma!

p.s dje në Londër u shit një tas me caj për 500 pound! Ju siguroj që në të gjitha lokalet e Londrës caji sërisht shitet për 1.5 pound!!