Kjo vajzë....14 Tetor 2012!

14/10/2019 - 22:02

Nga Edlira Gjoni

Një nga rastet më makabre të viteve të fundit. U fol e u diskutua me vend e pa mend. Në vitet që pasuan, 23, 21, 24, 19 e me radhë vajza dhe gra u vranë në Shqipëri.

Gropa është e hapur, por si grua në lëmin e komunikimit, tragjedia c’njerëzore e Aishes më ka bërë të shoh e c’meritur që prej vitit 2012 mënyrën si i vrasim gratë edhe pas vrasjes. Edhe shumë më përpara se të vriten.

Kompleksiteti i arsyeve që cojnë në tragjedi është tjetër gropë, por kjo e portretizimit, trajtimit dhe reagimit publik ndaj tyre përmës medias, është një drithërimë me të cilën fle e ngrihem cdo ditë.

Në mënyrë sistematike, qysh prej vrasjes së Aishes, me një kokëfortësi të frikshme, a me pakujdesi, padije, a dashakeqëi, a një përzierje e cuditshme e shumë elementeve jo-të përgjegjshëm, media vijon stoike në mënyrën e portretizimit të viktimave të gjinisë femërore:

- Gjuhë që sugjeron si pa dashur fajësim të viktimës, (dilte vetëm, vishej cuditshëm, kishte lidhje të tjera, ishte ndarë nga një burrë më parë, i foli e para, etj).

- Sensacionalizëm (I preu kokën, i lidhi duart, e veshi me fustan të bardhë, i bleu rroba të shtrenjta)

- Sugjerime të pavullneteshme se ngjarje të ndodhin për shkak të sjelljes dhe qëndrimeve femërore që provokokan akte dhune te meshkujt (Kërkoi vetë, e shihte në sy, i dërgonte sms, i vetë përgjigjej provokimeve).

- Elementet e vendndodhjes, viktimës, krimit, zërit, hapësirës dhe identitetit të dhënë për secilin element, si dhe mungesat në tekst e këndvështrimeve analizuese të lëna jashtë kornizave mediatike, i bëjnë rastet përsëritëse, në vend që t’i frenojë ato.

- Duke analizuar titujt, kokat e lajmeve, paragrafët kryesorë, mënyrën e bërjes së lajmit, zërin dhe pikëpamjet dominuese, zgjedhjet leksikore, tonin e gjuhës së përdorur dhe ndërtimin e kuptimit në kontekstin social të krimit, nuk është e lehtë të kuptosh se media jo vetëm nuk e merr seriozisht rolin e saj, por abuzon me të. Po, abuzon, duke portretizuar në mënyrë të pavullnetshme me sensacion e duke nxitur e lejuar komente që janë po aq horror sa krimi.

- Fokusim te ngjarja dhe te roli i pavullnetshëm që luan media teksa e bën audiencën të besojë se gratë deri diku, janë fajtore për fatin e tyre tragjik.

- Analiza e tekstit për rastin e Aishe Vatës, me një analizë të thjeshtë perceptuese, nxjerr në pah karakteristikat e dekodimit, zhanrin dhe leximet e ndryshme që i bën audienca rastit në media, si dhe interpretimin e publikut për mënyrën se si media pasqyron dhunën ndaj grave, duke u shoqëruar edhe me tone alarmi për këtë mbulim.

Interpretimi i audiencës për këtë rast tregoi se pasqyrimi mediatik për dhunën ndaj grave shihet nga publiku si pasqyrim shqetësues, negativ, sipërfaqësor, sensacional, por jo informativ apo edukativ. Audienca mendon se media nuk e përmbush rolin e saj për t’i shërbyer interesit më të mirë të publikut, përkundrazi inkurajon imitimin e ngjarjeve negative, agresivitet dhe sjellje shqetësuese tek shikuesit.

Publiku gjithashtu ndjehet tërësisht i përjashtuar nga media dhe nga proceset se si ajo i përzgjedh, krijon dhe transmeton lajmet.

Po kush pyet? Sensacioni i pari! Klikimet! Dhe tragjeditë që nuk dinë të ndalin!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori