Kryepleqtë dhe shqiptarët

13/04/2013 - 19:42

Nuk do të ndalem në veçoritë e secilit kandidat apo në aleancat partiake e koalicionet “hibride”që solli kjo fushatë zgjedhore, nuk do të ndalem në emra të përveçëm që për hir të vërtetës, në se do ti merrnim një e nga një, do na dilte se vetëm ata dinë“të fitojnë”, dhe se i “humburi” është gjithmonë populli!

Nuk do të ndalem në individë që një herë militojnë në Partinë Demokratike e më pas i gjen tek Partia Socialiste apo në familje që kanë ndarë përkatësitë partiake në pesë forca poliktike dhe janë gjithsesi “të fituar”, jo nuk ja vlen!

Ideali dhe idealistët me sa shihet sot në Shqipëri nuk ekziston më, sot ka luftë përpushtet e për rrjedhojë përfitim maksimal nga pushteti që vjen për rrjedhojë të militantizmit materialist pa ideale.

Kryeministri i Shqipërisë, në prani të ambasadorëve europianë dhe të kudo gjetshmit ambasadorit Amerikan deklaroi se,- po të kishim numërim në mënyrë teknologjike saktësia dhe trasparenca zgjedhore do të ishin të garantuara.

Le ta lemë këtu këtë hyrje të fund fushatës zgjedhore, për të parë se çfare ndodhi para këtyre zgjedhjeve dhe në zgjedhjet lokale në Shqipëri këtë 8 maj e deri në numërimin e tyre me pas në kzaz-të e rretheve dhe në Tiranë.

Fushata nisi nga dy “kryepleqtë” shqiptarë si luftë demash apo deshësh që “kapen për brirësh”  e ngecin që në përplasjen e parë.

Partia Socialiste,e cila, që pas zgjedhjeve politike të qershorit 2009, deklaroi se i është vjedhur vota dhe kërkoi të hapen kutitë, e nisi këtë fushatë si një fushatë politike për të marë votën mbarë shqiptare në territorin e Shqipërisë për të treguar se efektivisht i është vjedhur vota dhe se djegja e kutive pas mos pranimit të hapjes nga shumica qeverisese ishte domethënëse.

Përshkallëzimi i protestave i Partisë Socialiste nuk solli asnjë rezultat konkret, përkundrazi,dha një dëm njerëzor të panevojshëm, katër të vdekur, katër jetë njerezish që u vranë në një bulevard që mban emrin “Dëshmorët e Kombit” për nder të gjithë atyre që dhanë jetën në mbrojtje të atdheut.

Por këta heronj të rinj të të drejtave dhe lirisë së shprehjes, këta heronj të pluralizmit, edhe pse nuk janë shpallur dëshmorë, të cilëve për paradoks deri në darkë të asaj dite 21 janari, nuk i dihej as emri, a ishin aty për të mbrojtur atdheun!?

Kush e sulmoi atdheun,kush e kishte , ka, pushtuar atdheun!?

Më pas ndërhynë ndërkombëtarët si edhe më parë, atëherë kur socialistët dhe aleatët e tyre hynë në grevë urie, njëlloj si atë ditë të premte kur, ndërsa pritej përshkallëzimii paralajmëruar nga kryesocialisti, ” kryeplaku”,  Rama, ky i fundit në një podium me shpinë nga çadrat e grevistëve të urisë që ishin duke  vete flijuar për një të drejtë, sipas tyre, per një idelal për idealistët, për një votë të pa marrë për partitë e shumta pa antarë, ato me pak e ato me shumë, deklaroi se populli socialist(foli në emër të tyre) ndërpret grevën e urisë përballë kryeministrisë dhe zyrave e dritareve të kryeministrit që ndërkohë“tallej” me këtë grevë urie që sipas tij, ishte vetëm farsë sepse ata, po hanin, bile, porositë i kishin për piza, njëra “djavola” e tjetra“kapriçioza”...

Them sipas tyre sepse nuk dua të hyj në merita e të bëj të merituarin...

Pas vizitës në Bruksel tek “kryepleqtë” Europiane zgjidhja nuk erdhi!

Kungulleshka dhe loja “ e lagu se lagu” rifilloi!

Protestat u bënë më të shpeshta, deklaratat më agresive, më “të vendosura”dhe dukej sikur më në fund ideali po triumfonte, - deklarohej se me këtë sistem zgjedhjesh, me këtë komision qëndror, partizan, të zgjedhjeve, socialistët dhe aleatët e tyre nuk do të hynin në zgjedhje sepse do të ripërsëritej e njëjta formulë që,- nuk ka rëndësi se për kë voton populli por si i numërojnë ato!

Ndrojmë fletë, shikojmë pak Partinë Demokratike dhe aleatët:

Fitorja në 2009, sipas tyre, ju dha nga vota e lirë e popullit, në zgjedhje të lira, të çertifikuara nga ndërkombëtarët, ”kryepleqtë” , dhe se çdo ankesëapo akuzë, socialistët duhet ta dërgonin në gjykatë, në komisionin e Venecias, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku vetëm kushtetuta e Shqipërisë ka vlerë dhe çdo gjë tjetër është anti…, e për këtë arsye asnjë pranim për hapje kutishë, si destinacion i gabuar kërkese!

Dy vjet pas zgjedhjeve të 2009 që shumica, tashmë e krijuar me mbështetjene forcës së majtë, Lëvizjes Socialiste për Integrim, forcë e krijuar nga pakënaqësitë e krijuesve të kësaj force politike me liderin e Ps, i kalon me projekte milionere ndërtimi rrugësh, hidrocentralesh, portesh detare e ajrore,kanale e kanalizime, uji te pijshem e atij te zi, qe shpesh inaguroheshin në nisje e inaguroheshin në përfundim me slloganin tashmë si një identitet,-Shqipëria po ndryshon!

Por a po ndryshon vërtet apo janë vetëm demagogji elektorale edhe kur s’ka zgjedhje?

Shqipëtarët janë akoma me limite në ujë të pijshëm, me limite në energji, me limite e tabu nga të gjitha krahët, shpesh më duket se ne, shqiptarët kemi nostalgji për kohën “ e karrocave” e meqenëse nuk e jetuam mirë atë epokë në kohën e mbretit po duam ta jetojmë tani , aq sa çdo gjë që i përket shekullit të ri na duket obskurantiste e kështu jemi 100 vjet mbrapa zhvillimeve të botës.

Për hir të së vërtetës, Shqipëria, edhe pse me shumë vonesë, e jo për faj të shqiptarëve por për faj të politikës e politikanëve të saj “kryepleq” filloi të futet në programe integrimi me Europën “tabu”.

Shqiptarëve ju lejua të lëvizin te lirë në zonën Shengen.

Kjo levizje ndoshta edhe si një lloj konçensioni për shqiptarët “e martirizuar” nëpër ambasada për të kërkuar një vizë ku shpesh duhej të paguanin miliona, miliona që shpësh fusnin në borxhe të pafundme familje të tëra, rradhë poshtërimesh nëpër dyer ambasadash, porte e aeroporte, poshtërime që vazhdoninqë pas 91-it  e deri në dhjetor 2010, por a thua u realizua gjithshka me këto heqje vizash?

Lëvizja e lirë ka nevojë për shumë kushte dhe populli në radhë të parë ka nevojë të ketë dy “para” në xhep për të levizur dhe ato si ka, por gjithsesi hapi i pare u krye.

Kryeministri është gjatë kësaj kohe, këtyre dy vjetëve, në çdo përurim, në çdo inagurim, e dëgjojmë të flasë për arritje, për kryefitore, për vend të parë në rritje rrogash në Europë, për rritjen ekonomike më të madhe në të gjithë globin, gati gati më shumë se Kina e po ta marrim për frymë popullsie, jemi të parët në botë absolutisht.

Ndërkohë vazhdojnë akuzat e ndërsjellta për korrupsion si nga njëra palë dhe nga tjetra, natyrisht pala socialiste, duke qenë në opozitë ka më shumë“objekte dhe subjekte” për të materializuar akuzën e saj në disa raste konkrete por populli nuk pa asnjë fatjor përballë gjykatës, as të majtë e as të djathtë, dhe dilte pak a shumë si luftë “kuçedrash” që nxjerrin vetëm flakë nga goja përtë mbajtur kundërshtarin nën presion deri edhe në rastet më konkrete, manupulim apo realitet prokuroria dhe gjykata “e pa varur” e Republikës së Shqipërisë nuk ka asnjë në bankën e të akuzuarve, çuditë e shqiptarëve zgjasin më pak se treditë, këte e dinë mirë pilitika, politikanët e tashmë e kanë mësuar edhe të huajt, “kryepleqtë” vendas dhe të huaj po e po...!

Populli i lodhur, së pari nga hallet e tij, ku edhe pse rrogat jane rritur me aq e aq përqind, çmimet progresivisht, ku një pensionist mesatar akoma nuk arrin të marrë 100 euro në muaj, ku papunësia  është alarmante dhe asnjë se di numërin e saktë edhe pse dëgjohen shifra të ndryshme, ky paradoksi i kujt ka miliona në euro dhe i shpreh sikur flet për dhjetëshe në lekë është në kufijtë e absurdes, ku korrupsioni i akuzuar nga njëra apo tjetra palë bën efektin e çmendurisë e të mallkimit, të budallëkut besues dhe mosbesues, gati gati duket sikur do i bojkotojë këto zgjedhje në shenjë proteste.

Ah, më në fund,duket sikur popullit i kanë ardhur mend!

Por!

Kryepleqtë formuan aleancat.

Në të majtë socialistë me bindje por edhe pa bindje, njerëz që s’ja dinë “shtëpinë”socializmit, ata që s’kanë lënë gjë pa sharë komunistët, socialistët, ata që kanë përdoruar edhe pushkën dikur për ti luftuar por edhe ata që nga pushka socialiste kanë vuajtur, kanë bërë një jetë burg!

Në të djathtë ,demokratë me ideale por edhe ata që demokracinë e kanë thjesht për tu pasuruar apo një nocion, të tjerë që kanë qenë kundërshtarë “të paepur” apo të persekutuar nga kryeplaku demokrat.

Koalicione përtej të majtës e përtej të djathtës!

Dukej sikur Shqipëria po bën përparime!

8 maj 2011.

Që në mëngjez, në orët e para populli në radhë përpara kutive për tëvotuar.

Një masivitet gati –gati si në festë, rreth 75 % e votuesve efektivë mori pjesë në votime.

9 Maj

Numërimi mekanik, në shumë kzaz nuk filloi as në kohë kur efektivisht kutitë ishin në vendin e numërimit.

Ditët ndjekin njëra tjetrën dhe sot, 13 Maj akoma s’ka mbaruar numërimi mekanik, ku duket sikur nuk numërojnë numëruesit votën e popullit, por komandojnë partitë kur, ku e si duhet të numërohet!

Ambasadori Amerikan dhe ambasadorët e Europës u ulën në qendrën e fundit të numërimit të votave për të numëruar!

Dukej sikur “ja hoqën vizën” politikës Shqiptare!

Demokracia fillon tek vota, ajo është A-ja e gjithshkaje.

Kryepleqtë e huaj u vunë në rolin e policit në politikën shqiptare, njëllojsi Eulex në Kosovë,- kështu tha zoti Pandeli Majko, ish kryeministër socialist.

Jam dakort, por ka dhe ai një pjesë të fajit, kohën e tij të qeverisjes.

Kanë më shumë a më pak të tjerët qeverisës që sot lakojnë emrin e tyre vetëm në arritje që nuk di ku i shohin në Shqipërinë e vetëm tranzicionit postkomunist me komunistë që mohojnë vetëveten dhe të persekutuar nga komunizmi të kthyer në komunistë...!

Fajtorë janë edhe këta “kryepleqë” të huaj që u lodhën duke na trajtuar si“fëmijët” e tyre ose që nuk u “lodhën” duke u marrë me ne dhe pjellat e tyre, “kryepleqtë” shqiptarë, që nuk i lodhën së paguari vëzhgues nga Amerika e largët apo Europa me rrogë 2 mijë euro në ditë kur një komisioner shqiptar merr 2 mijë lekë në ditë, që nuk u lodhën duke bërë deri numëruesin mekanik së bashku me shqiptaret e tyre “kryepleq” që vetëm flasin në vakt të shurrës e nuk kujtohen që, me paratë shumë miliardeshë që vetë ata apo që  “mbështetësit” e tyre,“hedhin” pa limit dhe që asnjë s’ja kontrollon në këtë shtet pa shtet, të kishin financuar edhe në minutën e fundit një mekanizëm të numërimit elektronik, që sipas kryeministrit, dhe ka gjasa që Ai, këte herë të ketë të drejtë, eliminon çdo lloj abuzivizmi njerëzor dhe vota kënaq popullin e pafat por politikdashës shqiptar.

Nga këto zgjedhje nuk ka më shumë rëndësi se kush do të dale nga kutia, sinqerisht as kush kush hyri!

Populli, Sovrani i vetë tallur fitoi në humbjen e tij të gjithhershme.

KRYEPLEQTË, vendas apo të huaj, që nuk di në “i çliruan nga kapja prej brirësh” kryepleqtë tanë, që nuk di në se duan apo jo që ne të heqim “karrocat”e të udhëtojmë me makinë si ata,  Ata fituan, fatkeqsisht ATA, KRYEPLEQTË  fitojnë gjithmonë!

 

Këtë kisha shkruar më 14 maj 2011

Sot, në prag fushatën e pashpallur ligjërisht të zgjedhjeve politike të 23 Qershorit 2013 situata, në pamjen e parë është po ajo, por ka disa “gjëra” qëjanë më kardinale po ti referohemi idealit, dhe nga ana tjetër një baraz largim pak “puçisto-diplomatik” i Kryepleqve të huaj nga ana tjetër.

Po le të shohim çfarë ka ndodhur në këto dy vjet “pa pak” në Shqipëri.

Zgjedhjet lokale të 2011 nxorrën fituese Partinë Socialiste në shumicën dërmuese të qyteteve të mëdha, ndërsa në Tiranë, numërimi i parë i mbaruar për vetëm 10 vota nxorri fitues kryetarin e Partisë Socialiste Edi Ramen. Sali Berisha, Kryeministri “kryeplak” i Pd, që tashmë, falë edhe shumë viteve në politikë apo karakteritit të tij arrivist, nuk është më ai “injoranti” politikan i viteve të para post komuniste, por një politikan i mirëfilltë edhe në termin më vulgar të fjalës, kërkoi të rinumerohen votat edhe të kutive të ashtuquajtura të pavlefshme. Një praktikë që për zgjedhjet politike të 2009 ja kishte mohuar këtë të drejtë socialistëve apo as e kish vënë në “listë” të proçedurave.

“Ka ligj, po ka edhe Maliq!”

U tha dhe u bë. Gjykata “ e pavarur” e Tiranës e sanksonoi vendimin e komisionit të zgjedhjeve, natyrisht edhe ai i pavarur dhe rifilloi rinumërimi.

Tiranën e fitoi Lulzim Basha. Jo keq, një politikan i ri i Pd me vizion properëndimor por që, ndoshta edhe për shkak të mos pasjes së fondeve perëndimore, projektet e para të punës në kryeqytet i mbështeti në fonde Kuvaitiane.

Aleanca me Lëvizjen Socialiste për Integrim funksionoi edhe në kryeqytet dhe bashkëqeverisja në bashkinë e Tiranës u nda me teorinë e 20% edhe aty.

Për LSI-stët s’ka më mirë, as në ëndërr se kishin por Ilir Meta e njeh mirë politikën dhe mentalitetin e shqiptarëve, jo më kot është nga Skrapari.

“Helmi” i socialistëve nuk ishte i ri, por “i maisur” më shumë këtë radhë filloi të shprehej në shumë e shumë konferenca shtypi, deklarata bombastike, akuzash korruptive(që asnjë gjykatë nuk i gjykoi- pasi asnjë prokurori nuk i akuzoi)

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, që në pamje të parë dukej se nuk ishte dakort, me veprimet dhe mos veprimet e kryetarit të Partisë që e kishte zgjedhur në postin e lartë, me veprimet mos vepruese të Tij, i la shteg që, nga njëra ana parlamenti të mos “ja varte” fare kryetarit të shtetit që me kushtetutë, ky, Presidenti, mund edhe ta shpërndajë, dhe nga ana tjetër(gjithnjë prej mos veprimeve), i dha “të drejtën” të gjithëve të shihnin “de facto” kryetarin e qeverisë Sali Berishën, si kryeplakun e vendit!

“Kryeplakja” Topalli, kryetare e parlamentit gati gati e shihte si një armik të popullit kryetarin e shtetit dhe dekretet e Tij as i fuste në rend tëditës. Absurdi më i madh është se Kryepleqtë e huaj që bashkëqeverisin tërë kohën Shqipërinë, këtë fakt se panë të arsyeshme ta fusin në “axhendat” e tyre të “këshillimeve” sygjeruese për “kryepleqtë” vendas!

Aleanca e Pd me Lsi gjatë kësaj kohe pati çaste të vështira prej akuzave gati gati hollywood-iane, sidomos pas filmimeve të ish ministrit të ekonomisë Prifti me kryetarin e partisë së tij Ilir Metën por gjithshka përfundoi në fluskë sapuni dhe çudia zgjati pak më shumë se tre ditë!

Prifit, “i rruan mjekrrën” dhe e nxorrën “demode” në “pension”, Ilir Meta fitoi gjyqin në gjykatë, u ndryshuan disa ministra pa levizur paktet dhe marëveshjet fillestare dhe qeveria po mbyll qeverisjen e saj të suksesshme pas katër viteshqeverisje. 

 Ndërkohë pas mbarimit të mandatit të Tij edhe Bamir Topi e la presidencën dhe Pd zgjodhi me vota minimale Bujar Nishanin- ish Skëndërbegas,“i gatuar që fëmijë për të qenë besnik” dhe tashmë një politikan i afirmuar megati 20 vite karrierë politike pa luhajtje “ideali”.

Prokurorja e përgjithshme Ina Rama, ende pa mbaruar mandatin “u largua” për tu zevendësuar me një kolegun e saj të propozuar nga Pd në parlamentin e drejtuar me devotshmëri nga “kryeplakja” Topalli.

Shteti Shqiptar më në fund në drejtim të institucioneve qëndrore ka“veshur” fanellën blu.

Hajde thuaj që s’merr vesh nga politika Sali Berisha!

Në skenën politike ndërkohë dy forca me shumë potencial kanë filluar të lëvizin bindshëm dhe fuqishëm. Me e forta, dhe pa thonjëza fare, Aleanca Kuq e Zi që drejtohet nga një jurist i lartë, ish gjykatës në gjykatën e lartë, Kreshnik Spahiu. Tjetra, është partia Fryma e re Demokratike e Bamir Topit, që u formua nga Bamir Topi ende pa lënë detyrën e lartë Shtetërore si president me punen dhedrejtimin e deputetit të Pd, tashmë Frd, Gazmend Oketa. Një djalë durrsak, koherent, i pa aftë për të “notuar” në kolovarset e politikës “duartrokitëse” të ish kolegëve të tij “demokratë”. 

Viti 2012 si vit i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishte dhe vit imbushur me aktivitete festive, përkujtimore dhe manifestime të mëdha. Vërtetë Shqipëria më në fund po zgjohesh nën thirrjet e bukura “Jam krenar që jam shqiptar”, thirrje që filluan të mbushin globin, nga Amerika e largët por tashmë“ e kapshme” për shqiptarët e deri në Australinë e skajshme në krah tjetër. Europa që gati ka mësuar shqipen e vështirë por më të vjetër se ajo vetë, emesuar prej kohësh me emigracionin shqiptar e më parë me atë kosovar se kishtetë vështirë “të fliste” shqip me 2012, me flamuj kuq e zi e deri me makina të lyera kuq e zi që marshonin madhërishëm gati më të bukura se një Ferrarri që kushton 1 milion euro.

Partia e çamëve udhëhequr nga Shpetim Idrizi, tashmë në aleancë me Pd edhe pse jo me propocione koherente në qeverisje, për sa votues ka realisht,  ngrejë zërin për çështjen e martirizuar çame, që çuditerish pak vend zuri në rendin e ditës së punimeve të parlamentit të Topallit. Shqiptarët e kanë të vështirë tu kërkojnë të drejta Grekëve edhe pse jane shkelur me këmbë prej tyre tërë jetën gati në përmasa të barabarta si prej Serbëve por nga ana tjetër i krijojne lehtësira qarqeve shoviniste greke të krijojnë deri edhe komunitete minoritare Greke në Shqipëri deri edhe aty ku jo vetëm se dinë që egziston një shtet Grek por që më duket se nuk kanë qenë ndonjëherë as qytete dhe janë krijuar në kohën e komunizmit pastharjes së kenetave. Ndoshta gaboj por ky është vështrim personal. Gjithsesi lehtësirat që u janë bërë qarqeve Greke duke filluar që nga kisha autoqefale Shqiptare që drejtohet tashmë prej dy dekadash prej një greku shovinist Janullatos, emërtimii ndonjë rruge në Korçë me emrin e Tij, në konçesione varrim –ç’varrimi, në lirinë e mbledhjes në organizata e shoqata, në shkollim, në përfaqësim në parlament, e deri tek falja e ujrave detare në mënyrë jo kushtuese(antikombëtare) i hapësirave detare shqiptare, këto nuk janë një opinion por vetëm një fakt, ndërkohë që në Greqi po të përmendësh çëshjtjen çame të varin “prej gjuhe.” Ashtu siç është fakt që gjatë këtyre viteve Turqia, ish pushtuese dhe robëruesepër 500 vjet, ish ndaluese e gjuhës shqipe, faktori kryesor i copëtimit tëShqipërisë në gjashtë shtete, sot quhet Shteti vëlla Turk! Në këto vite jo vetëm u lejuan të hyjnë e të ulen këmbë kryq kudo, të ndërtojnë xhamija edhe ku s’ka myslimanë por në 100 vjetor disa qarqe të caktuara, nuk promovonin festimin e pavarësisë nga Turqia Otomane por lulëzimin e shtetit të ri Turk nën drejtimine Erdoganit të madh!

Aleancat ndër shtetërore, nuk mund ti japin të drejtë askujt të fusë hundët në shtetin tjetër deri sa ti kërkojë edhe rishikimin e historisë. Në Shqipëridhe Kosovë kjo ndodhi me kërkesë të Turqëve “vëllezër” nën hundën e kryepleqve vendas dhe të huaj të cilët (të huajt), ndërkohë, u shqetësuan shumë përnacionalizmin e tej zhvilluar të Shqiptarëvë sepse nuk ishte “konform” me standartet e reja të kohëve moderne që jetojmë!

Eh, dikur thonim, - Shqipërinë e mori Turku i vu zjarr, Shqipëtar mos rri po duku Shqipëtar!

Po sot?

Shqiptar në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të erdh’ Turku përsëri, çfarë bën o ditëzi!

Jo vetëm Turku por dreqi me të birin po të komandojnë në shtëpi!

Pas “tërheqjes së veshit” nga “kryeplaku” i Amerikës në Shqipëri për “teprimin” me termin e nacionalizmit, pas takimeve me shumë krerë partishë dhe kryepleqtë përkatës, e sidomos më Ak e Kreshnik Spahiut, filloi një fushatë mohuese e të gjithëve si në një garë ku secili shprehte mendimin e Tij“moderator” sipas orës së Washingtonit dhe Brukselit.

Ne Shqiptarët jemi të pa parë, “nuk kemi orë lokale, ora jonë ka qenë gjithmonëora e të huajve”

Nejse, ja ku jemi në prag zgjedhjesh të pashpallura ligjërisht por që kanë filluar sapo hyri viti i ri, me shpenzime marramendëse të secilës parti, kush më pak e kush më shumë sipas “standarteve të bizneseve dhe llogjikave fituese të bizneseve mbështetës”, por edhe të mbështetjes që i jep “shteti- shtetit!” Kjo e fundit duhej të ishte temë për kontrollin e lartë të shtetit por meqë është“i pavarur” dhe ky institucion nuk po “përzihem”, po e le të “bëjë detyrën!”

Lsi, para disa ditësh shpalli largimin nga qeveria dhe bashkimin me forcat socialiste “progresiste të moderuara” shqiptare, sipas sygjerimit të “kryepleqve” socialistë në Europë, njerëz potentë dhe që marrin vesh nga politika, por jo nga shqiptarët, por që këtë radhë “qëlluan në shenjë”. Nga aleanca antiqeveritare u larguan forcat e djathta.

Në pamje të parë gjithshka në rregull, “ideali nuk bëhet ujë” dreqi e mori, çdo gjë shkoi në vendin e vet!

S’ka rëndësi se Lsi  bashkëpunoi në Pd në këto katër vjet, s’ka asnjë rëndësi që u bë faktor që Sali Berisha të qëndrojë në pushtet edhe katër vjet pasi kish sharë po atë mbarë e mbrapsht dhe deputetet e tyre u zgjodhen nga votues te elektoratit te majte idealiste, s’ka rëndësi se koalicioni në zgjedhjet lokale bëri që socialistët të humbasin shumë komuna e qytete deri tek Tirana, në fund të fundit “qëllimi justifikon mjetin”. Shqipëria mbi të gjitha, dhe ata u “sakrifikuan” që Shqipëria të integrohet në Europë. Prandaj, në se do e marrim në këtë pikë vështrim aleanca me Pd i mundësoi Shqipërisë një sërë arritjesh. Kanë mbetur tre ligjet e famshme që Ps nuk i voton në parlament por jam i bindur se pas kësaj aleance me ish Socialistët tashmë Lsi-tet e Metës, Rama do autorizojë votimin.

Përsëri “qëllimi justifikon mjetin”! 

E kujt i bëhet vonë për ideale dhe idealizma, ka gjëra më kardinale në rend të ditës. 

E dini sa i kushton mos fitorja socialistëve, po vetë Ramës!? 

Por këtu sinqerisht asnjë s’duhet të flasë, unë i pari, që po shkruaj këtë opinion. Ka rëndësi qëllimi final dhe ai arrihet me marreveshje koherente, dhe “skrapaliu” është politikan, ai di të “luajë” si në fushën e tij si në atë kundërshtare.

Po kryeplaku Sali, si e priti largimin?

Eh, Ai është bërë usta, mori ç’mundi nga koalicioni me Meten, Idrizin, Mediun e të tjerë dhe marshon. Ai që ka mundur të bëjë Tiranën të flasë medialekt Tropoje ka shumë mundësi të bëjë Arvizunë të flasë “gjuhën e Tij”,mjaft ti thotë :- Unë ju siguroj juuuu.. etj etj.

Se mos harroj, e dini që kryepleqtë e Evropës nuk takojnë më politikanët Shqiptarë deri pas zgjedhjeve? I vetmi Kryeplak që vazhdon akoma të jëtë “i dashuruar” me politikanët tonë është ai Amerikan, mbase sepse ne jemi më shumë amerikanistë se Evropianë ose sepse Arvizusë i pëlqen të numërojë vota kuti me kuti. Ja mori dorën më 2011 e me zor po pret të rifillojnë sherret e numërimitmekanik, pasi nuk ka gjasa të vendoset numërimi elektronik. Ndërsa Fyle dhe të tjerë Evropianë, janë “dembela”, ata nga një anë nuk duan që të bëhen zgjedhje të ndershme sepse i ikin nga duart fondet e OSBE për vende si Shqipëria, i ikin paratë e dietave dhe rrogave për një pafundësi komisionerësh e vëzhguesish dhe nga ana tjetër duan ndonjë standart që të justifikojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri që të shijonë edhe drekat e këndshme në natyrën e Mulletit apo Lundrës.Por edhe këto nuk kanë rëndësi, i rëndësishëm është faktori i brendshëm.

Faktori i brendshëm është populli por ai akoma nuk ka zënë mend, ai është fituesi i humbur i përhershëm. Populli këtë e di mirë, ja kanë shpjeguar tërë jetën Kryepleqtë e Tij, por e kanë mësuar gjithashtu edhe si “Të humbasë trurin duke dëgjuar për fitoret e tij humbëse” 

/Gazeta "Republika"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori