Nga EDI PALOKA

I shpifur dhe i neveritshëm Ramballa u shfaq sot duke u përdredhur përpara gazetarëve në përpjekje për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e ka kuptuar edhe më budallai i “Rilindjes” ; frikën e Ramës nga një drejtësi që nuk është totalisht në duart e tij.

Pasi shkeli ligjin dhe Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin , Rama vendosi “të legalizojë” këto shkelje duke i futur në rregulloren e Kuvendit. Pra jo të pasqyrojnë në rregullore ndryshimet Kushtetuese , siç u përpoq të mashtronte sot , po që pikërisht shkeljen e Kushtetutës në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e më pas në seancën parlamentare, në rastin Tahiri, ta kthejë në rregull e në ligj.

Kaq flagrante dhe e trashë është kjo lëvizje e Ramës sa dhe mashtruesit më të paturp të “Rilindjes” , atë që nxjerr zakonisht në raste të tilla, sot ju mor goja përpara gazetarëve në përpjekje për ta mbuluar të pegerën e fundit të shefit të tij.

Frika dhe paranoja është emblema e Ramës për ata që e njohin mirë. Pikërisht kjo frikë e kontrollon dhe sjelljen e tij në këtë rast ku megjithëse po duke shkelur Kushtetutën, u vetzgjodh dhe Prokuror i Përgjithshëm, nuk ndjehet ende i sigurtë.

Anullimi i vendimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pak ditë më parë, është një tjetër provë e frikës kryeministrore. Ai që nuk ka lënë rast pa përmendur “ndërkombëtarët” lidhur me reformën në drejtësi, në rastin e parë që këta ndërkombëtarë morën një vendim jashtë interesave të tij, ai i bëri “nul” duke përdorur një nëpunës, militant të “Rilindjes”.

Siç duket, rasti i mikut të tij, ish-kryeministrit të Rumanisë Ponta , po ja prish terezinë Ramës që po nxiton të kap me urgjencë çdo hallkë që lidhet qoftë dhe në distancë me drejtësinë. E për të qënë edhe me i sigurtë se edhe ata që po i cakton vetë në institucionet e drejtësisë, nuk do e “tradhëtojnë” , kërkon me ndryshimet e fundit që do të bëj në rregullore (antikushtetuese dhe këto) të lërë fatin e tij dhe të “peshqve” të tjerë të mëdhenj të krimit, vetëm në duart dhe kartonat e “rilindasve” të tij në Parlament. A thua duhet të ketë besim se edhe ata nuk do e “tradhëtojnë” kur ta shohin që ka filluar thyerqafja e tij.