Letër publike për profesorin e të gjithëve

Postuar: 02/08/2018 - 18:13

   Nga Prof. Dr. Armen Kadriu*

Mbylli sytë dhe u largua nga bota jonë, një prej korifejve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Rajon, Prof. Dr. Luan Hajdaraga, për të lënë pas vetëm dëshmi të pavdekshme të trupëzuara në leksione, emisione dhe debate akademike.

Profesor Luan Hajdaraga ishte luani i shqiptarëve që nuk kurseu asnjë grimë energjie për t’i dalë në krah dhe mbrojtje këtij kombi të shpërndarë në disa treva.  Një mësimdhënës i palodhur, që nuk u vonua një çast në leksion, jo më të mungonte një ditë e më gjatë. Ai trumbetoi me të madhe se zgjidhja e problemeve tona e ka burimin nga edukimi dhe duhet të jemi të patrembur për ato vlera që na japin krenari.

Gjatë homazheve të të ndjerit, kasta politike e Shqipërisë, kolegë, miq dhe të njohur, e nderuan siç e meritonte një figurë eminente si ai, por nuk kuptova dot si ka mundësi që nuk pashë një uniformë ushtarake të Kosovës, një përfaqësues politik, akademik apo qoftë edhe të shoqërisë civile, që të përcillte mesazhin e ngushëllimit nga ajo trevë. Pezmatohem, sepse profesori nuk hezitoi kurrë që të jepte formula zgjidhjeje për Kosovën, në lëndët e tij lektoronte edhe atë si rast studimor, përkrah vendeve të rajonit, gjatë kohës së tij në detyrë shtetërore funksionarët kosovarë të asaj kohe e mbajnë mend mirë kontributin e tij... Jam pa fjalë, vepra e tij gjigante meriton të paktën mirënjohjen e kosovarëve, që nga udhëheqësit shtetërorë, e deri tek studentët.

Por ai homazh vijoi për orë të tëra, edhe pse me indiferencën nga Kosova, s’mund të them të njëjtën për dhjetra e qindra që u përlotën dhe ndanin histori me të.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës humbi një nga shtylllat më të forta lektoruese, këshilldhënëse dhe akademike, por ai na trashëgoi leksione të paharrueshme dhe gjurmët e tij uroj t’i ndjekin studentët e pikëlluar nga lajmi.

Mirënjohje për mikun, kolegun dhe mendjen më të ndritur që jetoi 7 dekada, por na dha sa për 7 shekuj.

Falënderime me përulje i nderuar, do ta përjetësojmë kujtimin tuaj!

*Universiteti Ndërkombëtar i Strugës

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi nga Elbasani se ne siten e vetingut propozonte te kalonin edhe politikanet, te shumte ishin a

Shefi i komisariatit të Laçit, është shndërruar papritur në simbolin e zbatuesit shqiptar të ligiit.

   Ditën e djeshme, 30 gusht 2018, nëpër media dhe portale dolën tre lajme që në pamje të parë duken pa lidhje me njëri-tjetrin.