Nga Novruz Zejnati*

Partia Demokratike është ajo forcë politike që çrrënjosi një herë e përgjithmonë komunizmin nga Shqipëria shumë e vuajtur për afro 5 dekada. Ishte PD që realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe demokraci. Ishte PD, që realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe demokraci. Ishte PD që në fillimet e saj premtoi se, Shqipëria do të bëhet si e gjithë Europa. Aspirata e shqiptarëve të përvuajtur dukej se po bëhej realitet, por shpejt kjo aspiratë u venit dhe nga viti në vit kjo ëndërr e bukur po largohej gjer në ditët e sotme, por edhe 10 vite të tjera deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pas shumë e shumë zhvillimeve politike, pas 8 vitesh qeverisje 2005-2013, PD kaloj në opozitë me një humbje të thellë, e mbas kësaj humbje, lideri historik i PD de-juro, bëri dorëheqie nga drejtimi i partisë.

Pasardhës i S. Berishës në krye të PD erdhi L. Basha, një figurë e kompletuar që kishte fituar simpatinë dhe vlerësimin e opinionit, si një politikan i ardhur me një kulturë dhe arsimim perëndimor, me artikulimin e fjalorit të tij shumë të matur, larg vlerësimeve dhe shantazheve politike dhe mjaft karizmatik. Por shpejt brenda shtëpisë së madhe të PD, të asaj force politike që shqiptarët iu bashkuan për të rrëzuar komunizmin dhe për një Shqipëri si e gjithë Europa, lindi një smirë dhe ambicie e shfrenuar për liderin e ri, Lulzim Basha. Jo pak herë është anatemuar emri i Kryetarit Basha nga kundërshtarë brenda PD, si Znj. Topalli, A. Imami, G. Ruli, A. Patozi, M. Bregu, etj, duke deklaruar se ai nuk është një lider që e meritonte postin e kryedemokratëve, por L. Bashës iu dhurua posti kryetarit në mënyrë të pamerituar nga S. Berisha… E vërteta është se këta kundërshtarë, me këto qëndrime e kanë shoqëruar L. Bashën deri në protestën e çadrës duke u deklaruar hapur kundër mënyrës së asaj proteste. Protesta e çadrës përfaqësoi 19 parti opozitare, të cilat udhëhiqeshin nga PD e drejtuar nga L. Basha, ajo protestë u ngrit mbi një Kauzë, “opozita kërkonte qeveri teknike pa kryeministër Edi Ramën,” deri në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Protesta mori përmasa jashtzakonisht të mëdha, aq sa tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët zbarkuan në Tiranë për të ulur palët për një marrëveshje pozitë-opozitë. Protesta ia arriti qëllimit deri në momentin që misioneri i lartë amerikan – Hayt Brian Yee, takoi kokë më kokë Ramën dhe Bashën. Të gjthë e dinë se ndërhyrja e Amerikës është dhe do të jetë deçizive për Shqipërinë.

Lulzim Basha – sot PD është pa lider, si një anije pa kapiten, e cila nuk dihet se ku do të shkojë. Aktualisht nga radhët e PD kanë dalë figura që do të kandidojnë për kryetar të PD, si: E. Selami, Bregu, Topalli, Patozi e të tjerë, mirë shumë. Por askush nuk mundet të ndalojë L. Bashën që të kandidojë sërisht për kryetar të PD. Ai është më i mirë i të mirëve, është një person i kompletuar me kulturë perëndimore, ka reputacion e nuk mund të hiqet pse humbi një herë zgjedhjet?… Ai është me shumë vlera dhe për interesat strategjike të PD. Duhet të jetë Kryetari i saj.

Ai është parimor për PD, që një djalë i ri të sulmohet me agresivitet dhe urrejtje nga shokët e tij që e vendosën në krye të PD?!

A nuk do të ishte më mirë që këto zhvillime politike të bëheshin benda strukturave të PD dhe jo kështu kafeneve. A e mendojnë këta figura të nderuara të PD, që kështu po dëmtohet rëndë imazhi dhe antarësia e PD???

L. Basha është lideri i tyre, të cilët me hir apo me pahir e kanë duartrokitur për opozitën e shkëlqyer që ai bëri, por të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet politike në këto muajt e fundit e kanë parë fare mirë që L. Bashën, bashkëpunëtorët e tij, në një mënyrë apo në një tjetër, e kanë lënë të vetëm në këtë betejë, për mbijetesë dhe për një fitore të opozitës. Gjithsesi ne jemi njerëz të kësaj toke dhe nuk është njerëzore e as e moralshme të shfryhet në kor kundër atij që deri para 2 javësh ishte lideri i tyre. Kështu nuk i bëhet mirë PD, përkundrazi i fryhet zjarrit të ndarjes, dhe të përçarjes, e cila mund të jetë jetike dhe fatkeqe për PD.

L. Basha pas një humbjeje që e ka ndjerë më shumë se kushdo, sot është në një pauzë, që do të thotë se ai mund dhe s’duhet të pengohet që të kandidojë për kryetar të PD, ashtu si dhe të tjerët. Por një gjë është e qartë, ai po sulmohet sikur është një armik i PD, duke luftuar për t’i mohuar çdo kontribut që L. Basha ka dhënë në këto vite. Kujt i shërben kjo???

L. Basha, është dhe do të jetë një kandidat potencial i PD, përkrahë kandidatëve të tjerë, askush nuk mund t’a pengojë L. Bashën për të rimarrë drejtimin potencial të PD. Nëse në PD nuk do të vendoset “paqe”, nëse në PD nuk do të ulen “armët” për të luftuar njeri-tjetrin, me siguri matematike në PD do të ketë hemoragji të madhe. Do të jetë fatkeqësia më e madhe e PD, nga cilido nga radhët e PD që e dëshiron ringritjen e saj, duhet qetësi, kërkohet maturi dhe politikë paqësore brenda përbrenda, vetëm dhe vetëm kështu PD do të rikuperojë humbjen e saj. Në gjykimin tim dhe të shumë intelektualëve që e duan PD pa asnjë interes, ju them se L. Basha i përket një gjenerate të re politikanësh, është lideri më i ri dhe në krahasim me të tjerët, ndaj ai do të jetë një nga figurat kryesore të politikës shqiptare. Kjo duhet të lexohet mirë nga ata që sot po përpiqen të denigrojnë figurën e tij. “Diamanti nuk pritet me pafille të ndryshkur, por do diamant të ri”!

Është kombi, PD, që ka nevojë për L. Bashën dhe jo ai për ta?!! Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit…

*Doktor i Shkencave