Nga Loer Kume

Kjo foto tregon se si, rruget e Durresit, hapen, shqyhen, vendoset beton te pjesa e kalimtareve, dhe vendosen gure te gdhendur te vendi i parkimit te makinave. (!!!!)

Dhe pasi behen keto, nderkohe qe kalojne muaj, e rruget ende s’jane shtruar perfundimisht, per kushedi cfare lloj arsyeje te fshehte per mendjet tona qytetare, kujtohet dikush, qe ka harruar pa hapur gropa gjigande e rregulluar puseta, dhe i thyejne prape guret e vendosur me mund diteve te tmerrshme te korrikut e gushtit nga punetoret, dhe bejne pusetat e kolektoret e rinj.

Kjo histori vazhdon e vazhdon ne qytet qe kur mbaj mend qe nisen te rregulloheshin rruget. Nje rruge tjeter ku banoja, u hap tre here brenda nje muaji, te tre heret sepse ishte harruar dicka nga hera e meparshme. Dhe per kete, per cilesine e jetes, ajrit, qytetarit, per perseritjet e pafundme te punimeve te rrugeve nuk mban pergjegjesi askush. Thjesht ngjajne e ngjajne ne pafundesi.

Ne nje interviste te degjuar rastesisht prej meje te kryetarit te bashkise Tirane Erion veliaj, ndersa moderatorja e pyet se dasma e tij ne kalane e Gjirokastres ishte etike apo e drejte apo… ai pergjigjet se dasmen do ta perseriste 100 here te tjera, sepse sipas tij, prej dasmes, te ftuarit e tij, njerez me para dhe pushtet erdhen ne Gjirokaster, e pane ne c gjendje te mjerueshme ishte, dhe vendosen te hidhnin leke e te benin gjera duke i dhene jeten Gjirokastres.

Ndersa kaloj ne sallen e punes me kap syri ne cepin e faqes se lajmeve deklaraten qe Nard Ndoka jep ne emer te opozites e bashkuar, dhe diku tjeter qe Fatnir Mediu dhe partia e tij i fitojne zgjedhjet te vetme.

C lidhen keto me ministrine e Arsimit tani.

Ministria e Arsimit te Shqiperise, nuk eshte shkolle qe nderron drejtora e ne fund te fundit femijet mesojne per interesat e me koken e tyre.

Ministria e Arsimit eshte institucioni afatgjate me i rendesishem i vendit. Nderton politika afatgjata per breza e breza, per edukim, arsimim, per te rritur nivelin dhe kapacitetet e brezave te shqiptareve.

Dhe kjo ministri, ne menyre te perseritur, sistematike, te pafundme prej dhjetra vitesh tashme, keqperdoret, nenvleresohet, keqmenaxhohet, behet pre e interesave te ngushta, ordinere, te lira, dylekeshe, pa asnje vizion, pa asnje rezultat, ku fjala me e harruar eshte arsim, e fjala me e perdorur eshte reforme.

E si pasoje e larget por thelbesore e tere ketij dhunimi, vjen situata sot, qe rruget perseriten dhjetra here me gabime trashamane, kryetaret eksesive te bashkive kepusin te trasha me te trasha se kurre, personazhe si Ndokat e Medinjte presin rradhen me te drejte hyjnore te riciklimit ne pushtet, e ministrat e arsimit nderrohen si lulet e orkideve.

Prej ketij dhunimi te larget por thelbesor te arsimit na thuhet qe te mos shqetesohemi se demet e keqperdorjes paguhen nga buxheti i shtetit jo nga xhepat e qytetareve.

Prej ketij dhunimi ne arsim na shiten tre batuta per mencuri, tre citime per intelektualitet siperor, e 40 injorante funksionale ne parlament na ofrohen per humor.

Prej ketij dhunimi te arsimit na behen deputete keqberesit, ministra analfabetet, e profete derdimenet.

Per sa kohe sabotohet arsimi, njerezit jane injorante, nuk e perceptojne llogarine, nuk dine te kerkojne te drejten, cilesine e jetes, dhe pergjegjesine per menaxheret qe jane ne qeveri.

Ndaj, dita kur do ndihemi perserites dhe budallenj, do jete dita e mencur e hapjes se syve prej injorances e gjumit 100 vjecar shqiptar.