Nga BLEDIAN KOKA

Babi im ka një pus në oborr. Kur e hapi këtu e 5 vjet më parë dhe harxhoi nja 5 milionë lek për ta bërë e pyeta: "po pusin çe do"?

Më shpjegoi që Manza ka prej vitesh probleme me furnizimin me ujë dhe pusi ishte domosdoshmëri, sidomos për një shtëpi private me qëllim kursimin e ujit të pijshëm që vjen nga ujësjellësi i zonës.

Babi e bëri pusin dhe realisht ai është sot e gjithë ditën, burimi kryesor i furnizimit me ujë të shtëpisë time, uji i cili nuk përdoret vetëm për të pirë ndërsa nevojat e tjera i mbulon të gjitha. Babi im e bëri pusin i detyruar nga fakti se pas 20 vitesh pritje me sytë nga ujësjellësi i Manzës të kishte furnizimi 24 orë ujë në ditë, u pa qartë se kjo nevoje jetike për një shoqëri normale, nuk do të realizohej kurrë.

E në këtë pikë edhe njëherë si përherë, babi im (punëtori si ai) përveshi mëngët, bëri gati paret dhe ia zgjidhi hallin vetes aty mu në oborrin e shtëpisë, hall që nuk ia zgjidhi kurrë fakti që ka që prej lindjes që paguan taksa për shërbime që si mori asnjëherë.

Por babi im është njeri që nuk e prish terezinë të protestojë, ai ka ndaluar së shpresuari që qeveria e djeshme, e sotmja apo e nesërmja të mund ti zgjidhë ndonjëherë, ndonjë hall. Babi, e ka çare jetën e tij me krahët e tij, (ashtu si edhe babai jot për ty që më lexon) dhe për këtë arsye ai nuk është ankuar kurrë dhe as ka kërkuar shpagim për këtë. Mirëpo sot babi im nuk e di ende se kryeministri për të cilin e di mire që nuk ka votuar, ka vendosur që të bëjë një Reforme për Ujin.

Babi im nuk e di që Edi Rama, Reformë për Ujin nuk quan zgjidhjen e problemit përfundimtar për shqiptarët dhe furnizimin e tyre me ujë të pijshëm, por quan "reformë" çmendurinë e tij për të detyruar edhe ata që e kanë zgjidhur vetë hallin e ujit të paguajnë për ujin që marrin nën tokë.

Babi im nuk di që tani nuk do të duhet të paguajë vetëm për sahatin që i sjell ujë të pijshëm një herë në 3 ditë vetëm një orë, por i duhet të paguajë edhe për ujin që nxjerr nga toka, pasi investoi aty 5 milionë lek të thata nga xhepi i tij që s’bëzan.

Atëherë kur babi im mendoi se e kishte zgjidhur çështjen e ujit pa i rënë në qafë qeverisë, Edi Rama vendosi ti bijë kokës babit tim për të vetmin faj se ai vendosi të gërmonte toke për një pikë ujë. Atëherë kur babi im iu kthye edhe njëherë modelit të të parëve tanë për të patur një pike ujë në vegjë, Edi Rama vendosi dje që ta quajë ujin e nëntokës një pasuri të përbashkët për të cilën kushdo që e përdor duhet të paguajë.

Të njëjtën logjikë nesër, me të njëjtin dell çmendurie, Edi Rama mund të përdorë edhe për ajrin që im atë thith, dhe besomëni ajri i Manzës është një pasuri kombëtare. Përtej humorit të zi që imponojnë aksionet e Edi Rames, jam i sigurtë që asnjë shqiptar ende nuk e ka perceptuar akoma si duhet lajthitjen: "skeni pare akoma asgjë" të kryeministrit çatrafil.

Nëse më shumë se 1 mendje e kthjellet do ta kuptonte realisht se çfarë tha dje Edi Rama në prezantimin e "Reformës së Ujit", në të parin mendim që do të kishte, do qe: "Nuk ka djalë nënë e bir kurve, të mbushi arkat e shtetit, duke vjedhur në xhepat mia".

Për gjithçka tjetër ka edhe te dalësh në shesh si popull e të shkulësh nga rrënjët çdo shtyllë që i duket vetja Kryeministër./Syri.net