Rajoni i Lombardisë ka zgjedhur “REFLEKSIONE NGA QIELLI” si një simbol i artit bashkëkohor duke konfirmuar edhe një herë karrierën e jashtëzakonshme artistike të Helidon Xhixhës dhe vlerën e artit të tij.

Skulptura e Xhixhës ka karakteristika të reja inovative me efekte speciale, në mënyrë të veçantë plastikë-dritë, e varur kjo dhe nga mënyra për të punuar hekurin me ngarkesa të ndërhyrjeve të energjisë, të ndërhyrjeve që bën me fletët, lastrat e çelikta përmes deformimeve të valëzuara komplekse dhe jetike të dialektikës së formave të lakuara, të cilat projektohen brenda njera-tjetrës. Kjo punë zhvillohet me mjetet e mekanikës, duke prodhuar një përshtypje të menjëhershme të çrregullt në  kundërshtim të dukshëm nga një perceptim i qartë i një tensioni estetik. Aty qëndron cilësia e veçantë e pushtetit të tij shprehës që vjen nga një dialektikë e rrezikshme, por e sofistikuar në mes të formave ambivalente të  përdredhura si rasti i vrullshëm i harmonisë së vëllimit të mirë kalibruar dhe nga roli i reflektimeve gjithmonë në ndryshime të dritës që gjallërojnë dhe rregullojnë me efekte të habitshme dhe shqetësuese sipërfaqet e çelikut.

Mund të thuhet që artisti më shumë se për të gdhendur materialin e përdor materialin për të gdhendur hapësirën ​​dhe dritën. Ose, me fjalë të tjera, shndërron forcën dhe energjinë në material krijues e skulpturor dhe pastaj e transformon në energji drite. Nuk është rastësi që shumë nga veprat e tij me pllaka metalike të kenë tituj të tillë si “Energjia” apo “Dritë”. Tre skulptura të mëdha çeliku të krijuara nga Xhixha për Pallatin e ri të Rajonit të Lombardisë kanë një forcë të jashtëzakonshme të ndikimit monumental, duke ruajtur në të njejtën kohë një plastikë të mrekullueshme. Ato janë vepra të artit publik që përshtaten në mënyrë të përkryer me modernizmin dhe në kontekstin arkitektonik. Skulptura mbresëlënëse (rreth pesë metra e lartë dhe e vendosur pa bazament në hyrje, në mes të pemëve) duket si një shkëlqim, si një gjenerator që prodhon dredhime drite, të cilat rrjedhin nga një lojë e gjallë, gjithnjë në ndryshim reflektimesh për ta orientuar dritën atmosferike në këndvështrimin  e kalimtarëve. Është një vepër që ju mund ta përcaktojmë organikisht ambientale, sepse sipërfaqet e saj reflektohen magjishëm duke deformuar të gjitha aspektet e ndryshme ndërtimore dhe vizive të mjedisit.

Dy veprat e tjera ndodhen brenda, në hollin e sallës së konventës. E para është një strukturë plot plastikë, vertikale që ndërvepron në mënyrë dinamike me rendin e shtyllave. Tjetra është një sklupturë ovale e madhe me dy pjesë të përbashkëta të instaluara në një mur të gjerë. Kjo skulpturë  ku është pezulluar ngarkesa e energjisë jetike vazhdimisht njomet nga dritat dhe lëvizjet në hapësirën në të cilën është vendosur.
Mund të themi se skulpturat e Helidon Xhixhës janë të dyja mrekullisht vetë-referenciale dhe të hapura ndaj botës dhe se për shkak të këtij kompleksiteti kthehen në burime të pashtershme të stimulimit dhe të menduarit imagjinativ e refleksiv.