Të protestojmë për të keqen e qytetit, Vangjush Dako!

Postuar: 23/01/2018 - 17:30

27 janar, bashkohu me ne!

Bashkohu edhe ti per t'u bërë pjesë e ndryshimit te madh, ku me datë 27 janar unë do jem aty për t'u bere pjesë e revolucionit demokratik. Ju them, miqtë e mi që nëse nuk merrni pjesë në protestë dhe nuk ju kanë prekur këto probleme që do t’i përmend më poshte mos hajdeni!

Duke qene qe keto problematika prekin kedo, dhe jo vetëm të "djathtet si puna ime" pa hezitim e pashë të udhës të ndaj këto shqetësime me çdo qytetar që thith ajrin e kesaj klime qeverisëse,duke shpresuar që duhet të sensibilizohemi të gjithë se bashku per te ndryshuar diçka madhore siç eshte JETA JONE.

Permiresimi jetes tone, me më pak taksa, çmime me të lira për energjinë elektrike, ujin e pijshëm, shëndetësi me standarte, arsimim cilesor, çmime të lira të shportës, për nje drejtesi te pavarur, uniforma blu me standarte, duam qeveri model dhe jo qeveri te celebruar me krimin, per te gjitha këto ju ftoj të bëhemi së bashku dhe të dalim në shesh me date 27 janar. Thomas Jefersoni thotë, kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë prandaj unë dhe familja ime do te dalim të tregojmë, që jemi kundra kesaj junte-qeveritare. 

Pa dyshim si unë po vuajne të gjithë, papunësia është realitet i frikshëm për këdo që mbaron një universitet. Problem mjaft real është nepotizmi, lidhjet politike, shoqerore, klanore apo krahinore, dhe te gjitha keto po i marrin frymen administratës, që i shërbejnë vetem një grupi të caktuar. Nje qytetar i lire i mirë arsimuar kërkon qe të punesohet por duhet te kaloje pranë filtrave të partisë socialiste, ose duhet të dorezoje zarfin e konsiderueshëm.

Meritokracia ka vdekur një herë e mirë me ketë qeveri! Kemi 1001 arsye për të qëndruar ditë dhe natë deri ne rrëzimin e Mafie-Shtetit, pra siç u shpreha më sipër zgjidhja vjen masa dhe revolucioni .Meqë jetoj ne qytetin e Durrësit detyrimisht duhet me folur për te keqen e qytetit që është Vangjush Dako as më pak as më shumë eshte një kryebashkiak terrorist, po po terrorist, sepse ka shkaterruar gjithcka, ka betonizuar çdo m2 te gjelberuar, ka betonizuar rërën, dhe kete e din gjithë dynjaja, që firma betonit ne Durrës furnizon me beton çdo ndërtim qe po ndërtohet, atehere si duam drejtësi? Pse nuk vepron drejtësia !?

Dikur thonin: afër detit, afër mbretit! Por valle, a mendojne sot Durrsakët po kështu? Sot ne trend absolutisht eshte tog-fjalëshi, afër detit, afër së keqes. Bregdeti po mbushet me shkarkimet e tubacioneve të zeza, dhe ndërtimet pa kriter, jodi i pushuesve është konvertuar ne arome fekalesh dhe kjo falë Gjushit, që me vjen dhe zor ta permend me emer, por ndihem i detyruar, prandaj bashkohu edhe ti per të kërkuar shembjen e këtij regjimi totalitar. 

Ndoshta ju do te thoni ç'punë ka qeveria me Gjushin apo sojin e Gjushëve! Shumë e thjeshte është, sepse Kryeministri mbron me çdo kusht, Gjushin, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, etj... ju kerkoj ndjese, sepse lista eshte aq e gjate, saqë duhet nje natë e gjatë dimri me i renditur të gjithë!

Solidarizohu me masen e madhe, qe po perjetojne tmerret dhe perndjekjen e Rilindjes, bashkohu me atë që nuk arrin të shlyeje energjine elektrike, ate qe dhe ujin e pijshem e pin me kursim, sepse kjo qeveri ka rritur çdo gjë që ka pasur në dorë, ka dhënë me koncension çdo gjë, shyqyr Zotit qe nuk kane në administrim ajrin qe thithim sepse do e kishin taksuar. Interesi publik kërkon pastërti, interesi grupeve kriminale kërkon para. Rilindja eshte rreshtuar me të dytën, dhe kjo eshte nje fatkeqesi e jona sepse ne ankohemi si shoqëri në kafene.

Por aty fillon reagimi dhe aty mbyllet, por sot ka ardhur koha që duhet t’i leme reagimet emocionale në kafet e lagjes, dhe duhet te behemi bashke qe t’i vendosim shpatullat kesaj qeverie te padobishme për qytetaret, por e dobishme vetem për kryeministrin dhe bandat e (Ministrat) e tij. Me thoni nje shqiptar qe kalon kufirin dhe nuk cilesohet nga kontrollet e vendeve ne menyrë vulgare, etiketohemi në mënyrë denigruese se ku e kemi fshehur kanabisin, dmth diskreditohemi ngaqë Shqiperia jone eshte kthyer ne hambar droge! Po, po kemi pa fund arsye ! Prandaj bashkohu edhe ti me date 27 janar per te ndryshuar te ardhmen tone, te realizojme nje revolucion demokratik, sepse eshte tejkaluar çdo limit!

Mjafton të përmendim sulmin ndaj biznesit të vogël, duke lëshuar taksidarët si ujqër të uritur, duke përdorur spiunë të fshehtë, gjoba dhe konfiskime pa fund. Me pak fjalë biznesi i vogël u shpall armik i RILINDJES. Mbi 69.000 subjekte për vitin 2018 kalojnë me TVSH dhe eshte detyrë jetike të reagojmë, sepse efektin e çdo taksimi e pësojmë ne qytetarët me rritjen e çmimëve dhe shërbimeve!

Edi Rama po zapton gjithçka, duke filluar nga SHISH, PROKURORIA, GJYKATA madje së fundmi trendi i Rilindjes është dhe kapja e federatave konkretisht FSHF-së, duke katapultuar një deputet socialist ne krye te federatës. Shqiptarët votojnë dhe gjithmonë nga kutia e votimit del një grup banditesh, që propozojnë dhe miratojnë ligje, po ne cilin vend ne BE ndodh, që deputete me rekorde kriminale te jetë ligjvënës! Ky absurd vetëm ne vendin tim ndodh, deputetet miratojne ligje, edhe janë shkelës te ligjit?!... 

Kush janë ata? Kush fshihet pas tyre dhe cilët biznese gjenerojnë paratë ! Po 40 familjet kriminale shqiptare? Keto jane pyetjet qe nuk marrim kurrë përgjigje dhe ne e kemi detyrim moral dhe obligohemi të protestojmë, sepse ska rruge tjetër!

Qeveria sot jo vetem që nuk eshte e pranishme, jo vetem qe nuk jep zgjidhje, por ajo eshte vete problemi themelor, qe i duhet dhënë zgjidhje dhe s’na mbetet tjetër perveçse të protestojme për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë!

Bashkohu me ne, më 27 janar...

Drilon Cani 
Durrës

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi nga Elbasani se ne siten e vetingut propozonte te kalonin edhe politikanet, te shumte ishin a

Shefi i komisariatit të Laçit, është shndërruar papritur në simbolin e zbatuesit shqiptar të ligiit.

   Ditën e djeshme, 30 gusht 2018, nëpër media dhe portale dolën tre lajme që në pamje të parë duken pa lidhje me njëri-tjetrin.