Përgjimi i celularëve, Kushtetuesja pezullon vendimin e qeverisë

17/09/2014 - 22:00

Tiranë, 17 shtator- Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e qeverisë për IMEI-n e celularëve. Sot, Kushtetuesja bëri të ditur për mediat pezullimin e zbatimit të vendimit, i cili ishte miratuar nga Këshilli i Ministrave më datën 4 qershor, i cili i jepte akses qeverisë që të përgjonte të gjithë aparatet celulare.

Kërkesa për pezullimin e vendimin u dorëzua nga Partia Demokratike pranë Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës vendimi i qeverisë ishte antiligjor dhe kundër parimeve themelore të të drejtave të njeriut. Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, thekson se vendimi për IMEI-t e celularëve është i papajtueshëm. Në njoftim citohet se “Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”.

 

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

“Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me datën 17.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues:Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara:KËSHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E FINANCAVE, KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Objekt:1. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

2. Pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

Pasi morri në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014, të Këshillit të Ministrave, në bazë të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, me vendimin e datës 17.09.2014, njëzëri.

VENDOSI:

Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: