Pamela Anderson tashmë patinatore

18/12/2012 - 10:52

 

SHBA- Pamela Anderson, Lauren Goodger dhe Shayne Ward, janë disa nga emrat që do të garojnë në spektaklin e vitit të ardhshëm “Dancing On Ice” (“Vallëzimi në akull”). 

Aktorja 45-vjeçare, e cila do të garojë me Matt Evers, ka deklaruar se mezi pret të hipë në patina. 

“Jam shumë e entuziazmuar që do të jem pjesë e këtij projekti”, ka deklaruar ylli i dikurshëm i “Baywatch”. 

Në setet fotografike promovuese, Pamela ka pozuar me një fustan të zi që tregon linjat e saj, ndërsa fotografitë janë dëshmi se vitet kalojnë pa u vërejtur në trupin e aktores.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: