Paraplegjiku shqiptar Haki Doku vazhdon sfidën

07/05/2015 - 13:42

7 maj 2015 -Haki Doku, 45-vjeçar, prej vitesh është paraplegjik i detyruar të rrijë në një karrocë me rrota, gjithsesi Hakiu nuk dorëzohet.

Ai ka kurajo për të sfiduar fatkeqësinë e për të vazhduar jetën. Hakiu ka vendosur që të garojë me karrocën e tij për të përshkuar një distancë prej 100 km vetëm duke e shtyrë me krahë karrocën.

Sfida do të kryehet më 16 maj në Arena Civica të Milanos. Na mbetet vetëm që t’i urojmë fat bashkatdhetarit tonë, njëkohësisht njeriut të guximshëm dhe shqiptarit për së mbari Haki Doku.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: