Parkinsoni i merr jetën humoristit Met Bega

21/04/2015 - 16:52

 

21 prill 2015 – Met Bega ndërron jetë pas disa vitesh vuajtjesh nga sëmundja e parkinsonit. Humoristi i njohur i Estradës së Tiranës, aktor i spikatur në disa filma, vdiq mesditën e sotme. Lajmin e rëndë e njoftoi e bija, gazetarja Matilda Bega.

Humoristi vuante prej vitesh nga kjo sëmundja, madje e bija kishte kërkuar disa herë ndihmë nga autoritetet.

 

Met Bega lindi në 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai ka luajtur në disa role, si “Dy herë mat”, “Stola në park”, e në shumë skeçe të estradës.

 

Homazhet do të kryhen ditën e nesërme, nga miqtë, kolegët dhe qytetarët që e kanë ndjekur Met Begën ndër vite.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: