Pashkët Katolike, emigrantët kthehen nga Italia për të festuar me familjet! (VIDEO)

26/03/2016 - 16:36

2200 pasagjerë e mbi 700 automjete kanë hyrë nga porti i Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, me rastin e kremtimit të Pashkëve Katolike. Janë emigrantë që kryesisht kanë pak ditë pushimi me rastin e kësaj feste, dhe janë rikthyer pranë familjeve të tyre për të festuar së bashku Pashkët.

Të pyetur nga “DurrësLajm”, emigrantët shprehen se kjo festë ka si traditë bashkimin e familjes. Emigrantët e mbërritur në portin e Durrësit shprehen se janë përballur edhe me masa më të ashpra kontrolluese si në Bari ashtu edhe në Durrës.

Për autoritetet, fluksi është rritur 150% pasi lëvizja e pasagjerëve midis dy brigjeve të Barit dhe Durrësit, ka qenë në minimumin e saj gjatë muajit mars. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: