Pensionistët, 2 mijë lekë shpërblim për festat

15/12/2012 - 16:37

TIRANE – Për pensionistët më në fund ka ardhur një lajm i mirë. Pas shumë diskutimesh, qeveria ka vendosur që këtë vit t’i kthehet dhënies së një shpërblimi me rastin e festave të fundvitit edhe për pensionistët. 

Çdo pensionist do të marrë dy mijë lekë më tepër si shpërblim për Vitin e ri. Vitin e kaluar qeveria i privoi pensionistët nga ky shpërblim, ndërsa vite më parë u krijua ajo “traditë” që kreu i qeverisë, Sali Berisha, preferonte ta quante si “gjeli i detit”, pasi qeveria jepte 5 mijë lekë për pensionistët. 

Gjithsesi edhe shpërblimi do t’i nënshtrohet TVSH, kështu që mosha e tretë do të marrë në dorë 1800 lekë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: