Politikanët serb, pjesë e porno-sektit satanist

05/05/2013 - 10:46

SERBI, 5 maj 2013- Serbia po tronditet nga seks skandalet në varreza, në të cilën janë të përzier politikan serb dhe persona të njohur të shou-bizit. Siç njofton “Kurir”, sekti “Ordo templi orijentis” (OTO) në Serbi ekziston 20 vite.

Përveç se bëjnë marrëdhënie orale në varreza, shfrytëzojnë edhe drogë dhe i përkulen satanit. Kjo sektë u bë e njohur falë yjeve Rijana dhe Xhej Zi, të cilët sipas mediumeve amerikane, janë pjesë e tyre.

“Bëhet fjalë për sektin më të rrezikshëm, që sipas informacioneve, kampe kanë në Beograf, Tërstenik, Vërshac, Novi Sad, Nish…anëtarët e OTO-s nuk janë agresiv, edhe pse më kanë sulmuar kur kam dashur t’i incizoj në varrezat katolike në Pançevë”, thotë Dimitrije Pastuoviq nga Shoqata për mbrojtjen e qytetarëve nga sektet në Serbi.

Themeluesi i sektit “OTO” ka është industrialisti i pasur nga Australia Karl Kellner, i cili ka qenë edhe një ndër masonët me shkallë më të lartë. Sekti është formuar në vitin 1895, ndërsa publikimi i parë që ka treguar se ekziston ky lloj njerëz është bërë në vitin 1902 në një publikim masonerik të Teodor Rojsit, i cili ka trashëguar Kellnerin në vitin 1905 pasi ndërroi jetë. Rojs ka qenë gazetarë, këngëtarë dhe mason.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: