Sulmet dhe raporti me kryeministrin, Olsi Rama tregon më shumë për jetën private: Me Edin nuk flasim për...

15/05/2019 - 11:31

Këtë mëngjes në emisionin “Wake up’ i ftuar ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Por veç sportit ai është pyetur edhe për raportet që ka me vëllanë, kryeministrin e vendit Edi Rama.

Olsi ndër të tjera është shprehur se pavarësisht se është përfshirë shpeshherë në sulme politike, ka zgjedhur që të jetë indiferent ndaj atyre që thuhen në media për të, ndërsa ka shtuar se me Edin nuk flasin as për politikë dhe as për sport.

Ai ka thënë se janë shumë të përbashkëta, dhe se zgjedhin që një pjesë të kohës që kalojnë bashkë, të luajnë basketboll.

Pjesë nga intervista:

Ke qenë pjesë e akuzave për politikën shpeshherë, të ka ndihmuar apo të ka bërë më të fortë për të shkuar deri në fund e për të realizuar planet e tua?

Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

I kërkon ndonjëherë mendim, mbështetje apo ide kryeministrit në lidhje me projektet e tua, siç funksionon një familje?

Ne kemi një jetë bashkë, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, por unë personalisht kam bërë një pakt dhe i kam thënë që, për kohën e limituar që ai ka, se është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as atë me problemet, dhe as ai mua për punën e sportit, edhe pse ai është tifoz vetë, por thotë se nuk e ndjek kampionatin shqiptar.

Kur ka qenë hera e fundit që keni parë një ndeshje bashkë të dy?

Në stadium nuk kam parë ndonjëherë ndeshje me të, kemi të përbashkët pasionin për Juventusin për Italinë… kemi lujt bashkë basketboll…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë pasditen e së mërkurës në Durrës për të zhvilluar një takim me qytetarët në pallat

Emri i deputetit të Durrësit është lakuar shpesh nga politika ditët e fundit, pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për paligjsh

Partia Socialiste ka nxjerrë disa porosi për strukturat e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Londër ka shpërndarë foton e dokumentit 800-vjeçar të “Magna Carta”, dokument i cili siç th

Kandidati i Bindjes Demokratike në Lezhë, Salvador Kaçaj është tërhequr nga kandidatura e tij në këtë qytet duke dhënë dorëheqjen.

Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj më anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale, bën thirrje që të gj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja

Kryetari  i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi sot një letër përshëndetëse veteranëve dhe pasardhësve të luftëtarëve të Brigadës së 12 Sulmue

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar nën drejtimin e kryetarit Edi Rama.