Asnjë i infektuar në Shijak nga Covid-19/ Kryebashkiaku Arbana: Derë më derë për të ndihmuar banorët! Kur do futen në banesat e reja të prekurit nga tërmeti

11/04/2020 - 17:25

Prej një muaji që koronavirusi ka mbërthyer vendin dhe po merr shtrirje të re çdo ditë e më shumë duke zgjeruar hartën e vendeve të prekura në Shqipëri, në Shijak për fat të mirë nuk ka ende asnjë banor të infektuar me Covid-19, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, kreu i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, tregon se sa po i respektojnë kryesisht shijaksit masat kufizuese të shpallura nga qeveria për mospërhapjen e Covid-19 dhe çfarë asistence e shërbimesh po iu ofrohen këtyre banorëve gjatë periudhës së izolimit.

Arbana shprehet se situata është nën kontroll dhe se banorët e Shijakut janë të sensibilizuar që duhet të bëjnë kujdes, teksa personave në vështirësi ekonomike dhe të moshuarve që jetojnë vetëm, stafi i Bashkisë i është gjendur pranë duke i furnizuar me ushqime, medikamente mjekësore apo dhe duke iu dërguar pensionin në shtëpi.

Por Shijaku, i cili po vuan pasojat e rënda që la tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, si një nga qytetet më të prekura, mbetet ende në pritje se kur do të nisë procesi i rindërtimit të godinave të dëmtuara dhe kur do të mund të futen në banesat e reja banorët.

Sipas kryetarit të bashkisë, pavarësisht situatës së izolimit, puna për procesin e Rindërtimit nuk është ndërprerë. “Personat që janë caktuar për të bërë vlerësimin e dosjeve janë vendosur në shërbim të procesit që përpara Covid-19 dhe vazhdojnë punën e tyre për të përmbyllur anën ligjore të dokumentacionit”, shprehet Arbana, teksa thekson se brenda vitit 2020 të gjitha familjet do të jenë në banesat e tyre të reja dhe të gjitha familjet që kanë humbur banesat e tyre marrin rregullisht bonusin e qirasë.

INTERVISTA:

Sa po i respektojnë kryesisht shijakasit masat kufizuese të shpallura nga qeveria për mospërhapjen e Covid-19?

Së pari, ju falënderoj për vëmendjen që keni ndaj Shijakut për informimin publik.

Në lidhje me pyetjen tuaj, do të thoja se jemi shumë të kënaqur për zbatimin e masave kufizuese të vendosura në këtë periudhe pandemie. Njerëzit janë të sensibilizuar që duhet të bëjnë kujdes. Nga ana tjetër dhe Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit po monitorojnë qytetarët. Edhe në fshatra e kemi situatën në kontroll duke mos lejuar grumbullime njerëzish.

Cilat janë shtresat në nevojë të mbështetura nga Bashkia e Shijakut?

Bashkia e Shijakut që më datë 9 mars ka ngritur Shtabin e Emergjencave për Covid-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Sigurimet Shoqërore kemi identifikuar rastet e familjeve në nevojë për t'ju ardhur në ndihmë.

Kategoritë janë: pensionistët e vetmuar, familjet që marrin ndihmë ekonomike, invalidët dhe njerëzit me aftësi të kufizuar.

Bashkia e Shijakut është angazhuar me shpërndarjen e ushqimeve/pensioneve/ilaçeve të rimbursueshme pranë të moshuarve të vetmuar, të cilët nuk duhet të dalin jashtë për shkak të virusit?

Patjetër, ka qenë dhe vazhdon të jetë prioriteti ynë gjatë kësaj pandemie. Jo vetëm ne si Bashki, por edhe Njësitë Administrative janë impenjuar maksimalisht për të çuar ushqime, medikamente dhe pensionin derë më derë aty ku është e nevojshme të kryhet ky shërbim. Njerëzit nuk janë vetëm në këtë luftë.

Sa i përket ndihmave ekonomike për familjet në nevojë, si po procedohet në këtë periudhë izolimi? Po familjet që janë me banim në Shijak, por që aktualisht jetojnë në zona të tjera si p.sh.: Durrës etj. pas shkatërrimit të banesave të tyre nga tërmeti i 26 nëntorit, e që kanë mbetur pa asnjë të ardhur si rrjedhojë e pasojave të Covid-19...

Lajmi i mirë për ndihmat ekonomike është që pas urdhërit të Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare për të dyfishuar shumën e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, ne kemi filluar direkt ta zbatojmë duke shpërndarë këto ndihma monetare.

Ato familje që janë të regjistruara në Shijak, por pas tërmetit kanë zgjedhur të jetojnë jashtë qytetit dhe që janë pjesë e fashës që përfitojnë, i shërbejmë në adresat ku ata jetojnë momentalisht.

Për të përftuar ndihmën ekonomike procedura është standarde, ajo që ka qenë dhe para Covid-19.

Bashkia e Shijakut asiston çdo familje në nevojë, asnjë qytetar nuk do të ndihet i lënë pas dore.

Në lidhje me planin e rindërtimit të godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, kur mendohet të nisë si proces? Ka stopuar ecuria gjatë kësaj periudhe karantinimi?

Pavarësisht situatës së izolimit, puna për procesin e Rindërtimit nuk është ndërprerë. Personat që janë caktuar për të bërë vlerësimin e dosjeve janë vendosur në shërbim të procesit që përpara Covid-19 dhe vazhdojnë punën e tyre për të përmbyllur anën ligjore të dokumentacionit.

Ndërsa për të nisur ndërtimi, së pari duhet një proces i rregullt ligjor dhe transparent. Nuk mundet të fillojmë apriori pa u ezauruar afatet.

A ka një datë se kur mund të futen banorët në banesat e reja?

E sigurt është që brenda vitit 2020 të gjithë familjet do të jenë në banesat e tyre të reja. Për momentin të gjithë familjet që kanë humbur banesat e tyre marrin rregullisht bonus qiraje.

Këshilli Bashkiak i Durrësit zhvilloi një mbledhje online ku u mor vendimi për shtyrjen e afatit të pagesës së taksave vendore për të gjitha bizneset e mbyllura për shkak të koronavirusit. Po për bizneset e prekura në Shijak, çfarë lehtësirash dhe ndihmash janë parashikuar, do të ketë një vendim edhe për to?

Çdo bashki ka specifikat e veta. Ne nuk mund të jemi shëmbëlltyra e një bashkie, apo anasjellas. Taksat për bizneset në Bashkinë e Shijakut janë pothuajse të pallogaritshme duke qenë se jemi bashki e nivelit të ndryshëm nga ajo e Durrësit apo Tiranës, si madhësi dhe kapacitete.

Tatimi per biznesin e vogël është zero, përsa i perket taksave për biznesin madh ato do të kenë mundësi ta paguajnë me tre këste. Ky lloj biznesi që operon në zonën tonë, aq pak sa janë, kanë punuar në bazë të rregullave të përcaktuara për situatën që po kalojmë.

Fokusi kryesor ku është mbështetur puna e bashkisë së Shijakut në këtë periudhë të vështirë izolimi…

Jam shumë optimist për të ardhmen e Shijakut, për Rindërtimin e tij, për ta kthyer në një qytet të dashur për të jetuar dhe me destinacion turistik.

Do ta orientoj Shijakun drejt Agroturizmit, pasi për fat të mirë çdo fshat ka nga një liqen. Natyra është favorizuese, madje mund të cilësohet ndër vendet më të bukura në Shqipërinë e Mesme.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Departamenteve pranë Partisë Demokratike Durrës, Ivo Jorgoni ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për rritjen e çm

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (Ish-KQZ) me anë të Komisionit Rregullator ka votuar me unanimitet miratimin e karakteristikave teknike

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Parlamentit të miratojë urgjentisht nismën për referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama ndonëse pohoi se ai nuk ka përgjigje për to.

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish informacion Avokates së Shtetit për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të Arbitrazhit k

"Përballë një kundërshtari që nuk është më i besueshëm as në vetë radhët e anëtarësisë së tij, Partia Socialiste hyn në zgjedhjet e 2

Për kryeministrin Edi Rama, mandati i tretë qeverisës, do të jetë garancia se drejtësia do funksionojë që edhe politikanët edhe biznesmen

Nga qyteti i Kukësit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili një natë më ashpër e quajti "qen bir qeni",

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Zonë e Lirë, i bëri thirrje kryeminsitrit Rama të mos provokojë trazira në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, duke sqaruar deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirl