Balla: Do kemi kryeprokuror të përkohshëm, Llalla ikën me 7 dhjetor

Postuar: 04/12/2017 - 21:37

   "Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm". Kështu u shpreh deputeti i PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Ai tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017. Përsa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.

"Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm", tha Balla.  

Z.Balla çfarë do ndodhë me mandatin e Kreprokurorit?

Ka pasur shumë spekulime ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdeshëm në referenca, parashikime, hamendësime. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishëm ky moment, për mua e rëndësishme është vijimi më shpejtësi i krijimit të institucioneve të pavarura të reformës në drejtësi. Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore. Lajm i mirë është se pas 5 procesesh, i gjashti. 

KLP konstituohet në muajin prill? Derisa të konstituohet, do rrijë Llla në detyrë? Apo do kemi kryeprokuror të përkohshëm?

Është Kushtetuta e cila ka përcaktuar se mandati është 5-vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancën e Kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm. 

Do ketë seancë në datën 7?

Nuk do ketë seancë në datën 7. /Report tv

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Do të mbahet të premten në Pogradec mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase.

   Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një pritje në ambientet e Kryeministrisë me ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Tiranë

   Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar ngërçin e krijuar mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjiths

Pasditen e djeshme në orën 18:00, është mbyllur procesi i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Pas shqyrtimit të kandidatëve për anëtar dhe kryetar të Komisionit të Prokurorimit Publik gjatë mbledhjes së komisionit të Ekonomisë dhe

Avokati Spartak Ngjela, teksa flet për kandidaturat në garë për kryeprokurorin e përgjithshëm dhe emrin që do të pasojë Adriatik Llallën,

Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë me rastin e festave të fundvitit ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, familjet me ndihmë ekon

Pas deklaratës së Lulzim Bashës për kryeprokurorin e përkohshëm, ka reaguar Kryeministri Edi Rama duke thënë se askush nuk beson se SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet nga procesi antikushtetues i zgjedhj

Gjatë një konference për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën politike në vend, ku kryefjala e debatit ësht