Formimi i Qeverisë së re në Kosovë është mirëpritur nga Bashkimi Europian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocianciç ka ftuar institucionet e Kosovës në sigurimin e një hapi kualitativ në bashkëpunimin me Beogradin, njofton Klan Kosova.

“E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës. Thërrasim qeverinë e re që menjëherë të nisë punën në implementimin e reformave të nevojshme në drejtësi dhe ekonomi. Kosova ka nevojë të përmirësojë konkurrencën, krijojë vende të reja pune dhe mundësi të tjera për qytetarët e vetë, ka thënë Kocijanciç para mediave. Qeveria e re duhet të ketë rol aktiv në rajon dhe të punojë bashkë me Beogradin në mënyrë që të arrihet progresi kualitativ në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës të cilin e ndërmjetëson BE”, ka deklaruar ajo.