“Përballja e radhës Rama-Haradinaj, në gjykatë”, media kosovare: Padia që shkaktoi zemërim në Kosovë e gëzim në Serbi

17/01/2020 - 09:47

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike shqiptare, këtej e andej kufirit. Përfaqësues të opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeministrin Rama, ndërsa më të përmbajtur kanë qenë reagimet nga politika në Prishtinë.

Po sot gazeta “Zëri” i ka kushtuar një artikull përplasjes Rama-Haradinaj. “Ideja e shkëmbimit të territoreve edhe një herë ka përplasur kryeministrin e Kosovës në detyrë Ramush Haradinajn me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Ramën. Kryeministri i Shqipërisë të mërkurën paditi Haradinajn për shpifjet që ka bërë ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike ku ka folur për shkëmbime territoresh. Ky veprim i Ramës ka shkaktuar kundërshtime në Kosovë e në Shqipëri, por gëzim e hare në Serbi”, shkruan gazeta “Zëri”.

“Të mërkurën, teksa Kosova po shënonte 21-vjetorin e masakrës makabre që forcat policore serbe kishin kryer në Kosovë, në të cilën ishin vrarë 45 shqiptarë civilë, Kosova pranoi një goditje nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama në po këtë ditë dorëzoi një kërkesëpadi kundër homologut të tij në Kosovë Ramush Haradinajt. Përmes kësaj padie ai pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Një veprim i tillë i Ramës ka shkaktuar reagime në Kosovë e në Shqipëri dhe e dënuan ashpër këtë hap, ndërsa në Serbi i janë gëzuar këtij fakti.

Duke folur për këtë padi kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën në mbrëmje deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në bazë të raportimeve në medie ka deponuar padi kundër tij në gjykatë”
, shkruan ndër të tjera Zëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha sot se thirrja e Presidentit për tubimin e datës 2 mars është shprehje e një konflikti të brend

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot nga gazetarët lidhur me rrezikun e koronavirusit në Shqipëri dhe mundësinë për sht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me atë që po thuhen ditët e fundit në rrjetet sociale dhe në media për situatën me koronavirusin

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Këtë të premte do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta në një status të gjatë në Facebook ka shpjeguar arsyet, se pse sipas tij i është drejtuar popullit sa i përket gjend

Presidenti Meta ka qenë edhe njëherë i ashpër me ambasadorët për rolin e tyre në krizën kushtetuese që ka sjellë përplasjen e Presidencës

Në një dalje për mediat, nënkryetari i Lëvizes Socialiste për Integrim, Luan Rama kërkon ndërhyrjen e SPAK për të ndaluar grushtin e shte

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton datën 12 mars, ora 09:30, për zhvillimin e seancës së parë të dosjes ndaj Saimir Tahirit.

Krzeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Londër, në samitin e BERZH-it mbi investimet 2020, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil