Vetëvendosje shton kritikat ndaj Qeverisë së Ramës: Nuk e ka parë Serbinë si Kosova, na ka shkaktuar dëm të madh

21/10/2019 - 09:21

Ndonëse Albin Kurti u tregua i kujdesshëm në deklaratat e bëra dje në Tiranë mbi “Shengenin Ballkanik”, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë nuk po tregohen shumë diplomatikë mbi këtë çështje.

Deputetja Albulena Haxhiu, në një intervistë për KosovaPress, ka lëshuar kritika të forta ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka dëmtuar Kosovën me sjelljen që ka treguar ndaj Serbisë.

“Republika e Shqipërisë duhet ta shikojë Serbinë ashtu siç e shikon Kosova. Mendoj që qeverisja aktuale nuk e ka parë Serbinë si Kosova. Këtu na ka shkaktuar jashtëzakonisht dëm të madh. Për faktin se ajo duhet të trajtojë Serbinë mënyrën çfarë është, ka pasur veprime të tilla, sikur takimi i fundit. Ne kemi kundërshtuar këtë dakordim të tyre, kemi pas qëndrime nga organizata jonë që vepron në Shqipëri. Kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës. Prandaj nuk e kemi mbështetur”, është shprehur Haxhiu.

Dy javë më parë, kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ranë dakord gjatë një takimi në Novi Sad, që brenda vitit 2021 të eliminohen kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit. Ndërkohë që Kosova nuk ishte pjesë e këtij takimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij p

Presidenti Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me pamjet që publikoi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Vel

Presidenti Ilir Meta shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e Kodit.

Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme bizneset në njësinë nr. 8 në Tiranë.