Sot ka ditëlindjen gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar 83-vjetorin e lindjes së Kadaresë me anë të një videoje në Instastory.

Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore. Ai është i nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh.

“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”, shkruan Rama në video.