Kryeministria sot ka marrë një pamje krejtësisht tjetër, e cila është e rrethuar nga dhjetëra makina të bukura retro.

Një rikthim pas në kohë, që të kujton Shqipërinë e vjetër, epokat historike…

Kjo nismë është ndërmarrë nga Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë”, shkruhet në faqen zyrtare të Retro-s.