Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Karapici: Durrësi ka nevojë për promovim, ka vlera të jashtëzakonshme

08/04/2021 - 08:16

Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës, Eno Karapici, i ftuar në emisionin "Koha për t'u zgjuar" në "News 24" deklaroi se niveli i taksave në Shqipëri është më i larti në rajon dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë.

"Jam me profesion ekonomist, kam lindur dhe banoj në Durrës. Jam angazhuar rishtas në politikë, kam studio kontabël në qytetin që kam lindur. Mendoj se Durrësi ka nevojë për vëmendje të shtuar dhe kujdes. Ekonomia e qytetit ka nevojë për vëmendje. Edhe pse Durrësi është i dyti për nga numri i popullatës në Shqipëri, të ardhurat për frymë janë më të pakta se qytete të tilla si Fieri apo Gjirokastra. LSI është një forcë dinamike, mundëson hapësira për të rinjtë, dëgjohet zëri i profesionistëve. Durrësi ka ngadalësim ekonomik, niveli i taksave në vend është më i lartë se mesatarja e rajonit. Vendosja e taksës së sheshtë e bën vendin tonë konkurrues në rajon. Mendoj se biznesi menaxhon më mirë buxhetin", tha Karapici.

Ai nënvizoi se LSI do të vijë në pushtet me premtimin se do të hapë vende të reja pune për rininë, që të mos braktiset masivisht vendi.

"LSI është për taksën e sheshtë për 9 për qind. Nuk mendoj se taksa e sheshtë pasuron të pasurit. Mendoj se taksa e sheshtë është më mirë. Kemi menduar për të krijuar dy hapësira për të rritur ekonominë e Durrësit. Në total, Durrësi mund të përfitojë rreth 18 mijë vende të reja pune. Durrësi ka portin më të madh në vend, ka lidhje shumë të mirë infrastrukturore. Rinia të preferojë të jetojë këtu me paga dinjitoze e të mos ikë. Jam numri 3 dhe derisa kam mbaruar ekonomik, atë që thashë mund ta kthej në realitet", u shpreh Karapici, ndërsa më tej deklaroi se Durrësi ka nevojë për promovim, pasi ka vlera të jashtëzakonshme.

"Durrësi ka ndryshuar, por mendoj se akoma nuk përgatitur për qytetin me 300 mijë banorë. Qyteti duhet të kishte më shumë harmoni, ka nevojë për parqe, hapësira të reja. Durrësi ka nevojë për promovim. Qyteti ka një hoteleri të zhvilluar dhe vijë bregdetare të mrekullueshme, të jemi promovues të vendit tonë. Iu bëj thirrje qytetarëve të Durrësit që të votojnë për ne që përfaqësojmë qytetarët durrsakë, për të ardhmen e vendit të tyre dhe për rininë. Qytetarët të votojnë numrin 6 që është LSI dhe në Durrës numrin 3, që jam unë në qytetin bregdetar, për të bërë sa më mirë për vendin tonë", tha Karapici. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se liria e medias gjatë qevirisjes së kryeministrit Edi Rama k

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e kaluar aktivistin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrës

Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke dhënë një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" është ngritur nga studio dhe ka braktisur emision

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas plagosjes së një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavjaë, në zyrat e Partisë Demokratike ku dhe ka ndodhur plagosja e 27-vjeçarit i cili është j

Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës, pas incidentit që ndodhi sot në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur me armë

Bledar Okshtuni, simpatizant i Partisë Demokratike, u qëllua këtë pasdite me armë zjarri brenda zyrës elektorale në Kavajë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Për pasojë, n