Ish-drejtoresha e "hekurt" e Drejtorisë së Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lënë mënjanë politikën, për t'i hyrë botës së televizionit.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Shehaj ka filluar punë si drejtore Programacioni dhe Prodhimi tek Oranews.

E mbetur pa punë në qeverinë Rama, tashmë i është bërë oferta nga Ylli Ndroqi dhe superdrejtoresha e Ramës e ka pranuar.

Shehaj ka mbajtur më përpara postin e drejtoreshës së Tatimeve dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, si dhe të kryetares së Task Forcës për Bregdetin.

Marrë nga "Newsbomb"