Kandidati i PDIU dhe Aleancës për Ndryshim, Florian Tahiri, i shoqëruar edhe nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me anëtarë të komunitetit çam në Durrës. 

Ndërsa theksoi gjatë fjalës së tij 3 prioritetet e platformës së tij elektorale; çështjen çame, turizmin dhe frenimin e emigrimit të të rinjve, kandidati Tahiri u premtoi të pranishmëve, se pavarësisht pozicionit që do të mbajë në të ardhmen, ai do të mbetet i njëjti Florian që të gjithë kanë njohur gjatë kohës kur ushtronte detyrën e nënkryetarit të bashkisë Durrës. 

Njëkohësisht Tahiri theksoi se ditët e fundit të fushatës presionet nga partia në pushtet ndaj votuesve po shtohen, sepse po parandjejnë humbjen.

“Nëse zgjedhjet zhvillohen të lira e të ndershme, opozita fiton 80 deputetë. Po mundohen me të gjitha mënyrat që të mbulojnë të vërtetën dhe të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira, por qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë janë bërë të zgjuar dhe e kanë kuptuar që nuk vjen më ndryshimi për një muaj. Ky është muaji i fundit i fushatës dhe po mundohen të ndryshojnë diçka muajin e fundit. Janë të dështuar. Mjafton të hapim sytë dhe të shohim. Nëse për 8 vite nuk janë mbajtur premtimet, nuk kanë më çfarë premtojnë në 4 vitet e ardhshme”,- tha Tahiri. 

Më tej, kandidati që renditet i 10-ti në listën e Aleancës për Ndryshim në qarkun Durrës deklaroi se fitorja e koalicionit do të bëjë të mundur ndryshimin e dëshiruar nga të gjithë në 4 vitet e ardhshme.

“Me Aleancën për Ndryshim, fitorja e 25 prillit do të çelë dritën jeshile për vënien në zbatim të disa prej pikave kryesore të programit tonë elektoral dhe njëkohësisht për zhvillimin e Durrësit dhe transformimin e tij në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, turistike dhe kulturore në Shqipëri, por edhe në rajon. Të votojmë për NDRYSHIMIN më 25 prill”,– tha kandidati Tahiri. 

POSTIMI I PLOTË

Me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi në një takim shumë të përzemërt me përfaqësues të Komunitetit Çam në Durrës.

Çështja Çame ka qenë kali jonë i betejës në gjithë këto vite angazhimi politik dhe tashmë gjasat janë që pas ndërkombëtarizimit edhe në instancat më të larta të Departamentit Amerikan të Shtetit, të marrë zgjidhjen e shumëpritur nga të gjithë ne. 

Me Aleancën për Ndryshim, fitorja e 25 prillit do të çelë dritën jeshile për vënien në zbatim të disa prej pikave kryesore të programit tonë elektoral dhe njëkohësisht për zhvillimin e Durrësit dhe transformimin e tij në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, turistike dhe kulturore në Shqipëri, por edhe në rajon.

Të votojmë për NDRYSHIMIN më 25 prill

#votonr9 PD-AN

#votonr10FlorianTAHIRI

#nennjeflamur