Nisma “Thurje” prezantoi një ditë më parë 177 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në 12 qarqet e vendit.

Në Qarkun e Tiranës, Durrësit e Korçës nisma Thurje do të dalë me 2 kandidatë, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier,Vlorë do të dalë me një kandidat.

Kryetari i Nismës “Thurje” Pedagogu Endri Shabani do të kandidojë në katër qarqe: Tiranë, Durrës, Korçë e Shkodër. Në Durrës, Shabani do të jetë i pari në listë pasuar nga Egriselda Allushi me profesion mjeke. Ajo që bën përshtypje është fakti se ishte vetë Shabani që javë më parë prezantoi mjekun e njohur Artan Koni si kandidat për qarkun e Durrësit, ndërsa gjatë prezantimit të një dite më parë emri i Konit nuk shfaqet askund. Gjithsesi, si për të mbetur brenda fushës së mjekësisë, Shabani ka futur në listë një tjetër mjeke, Egriselda Allushin.

Ndërkohë në Tiranë i pari në betejën elektorale është ekonomisti i njohur Pano Soko. Ndërsa i dyti është Endri Shabani.

“Ne nuk jemi një vend i varfër, Shqipëria i ka të gjitha këtu por na duhet një organizim më i mirë për të rimarrë në duar fatin tonë” u shpreh Shabani gjatë prezantimit të kandidatëve.

“Kjo elitë politike ka ardhur në fund të jetës së saj. Kusht për këtë vend është të gjejë klasën e re politike. Ne që jemi mbledhur këtu kemi një mision më të madh se marrja e 1 – 2 apo 30 deputetëve në parlament. Jo misioni i madh i joni është të ndërtojmë një elitë të re politike që i ka rrënjët e saj të ngulitura tek e drejta dhe vlerat, të largohet nga vjedhja. Këta duhen zëvendësuar do zëvendësohen”.

Tirana

Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Durrës –

Nr.1 Endri Shabani – Pedagog

Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër

Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Lezhë

Rigerta Loku – Fermere

Korçë –

Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Elbasan –

Rudina Hajdari – Deputete

Fier

Andi Demo – Diplomat

Vlorë

Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës-

Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster –

Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat –

Agur Sadiku – Sipërmarrës

Prezantimi i kandidatëve u bë  një ditë më parë në selinë e Nismës Thurje.

Nisma #Thurje prezanton një listë kandidatësh që i ngjajnë #SHQIPËRISË Nisma #Thurje prezantoi sot kandidatët nga e…

Posted by Nisma #Thurje on Saturday, March 6, 2021