Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim me profesionistët e lirë ekonomistë, me të cilë ka bashkëbiseduar mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale.

Bylykbashi shkruan në Facebook se është i vendosur t’i mbështesë profesionistët e fushave të ndryshme por sipas tij, protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata.

POSTIMI I PLOTË

Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale. Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar.

Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen…

Posted by Oerd Bylykbashi on Saturday, April 17, 2021