Kandidati për deputet i qarkut Durrës, Oerd Bylykbashi është takuar me urbanistë, arkitektë dhe inxhinierë për të diskutuar mbi zhvillimin urban të qytetit bregdetar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bylykbashi nënvizon se “Durrësi është shembull i degradimit të zhvillimit urban si pasojë e keqqeverisjes”, ndërsa më tej vijon duke shtuar se “asfiksimi i autonomisë vendore si pasojë e centralizimit nga Edi Rama edhe në këtë sektor ka sjellë jo vetëm anashkalimin e kapaciteteve profesionale durrsake, por ka deformuar zhvillimin e qytetit”.

Në postim, Bylykbashi kthen vëmendjen edhe mbi projektin për portin turistik, për të cilin thotë se është klientelist dhe jo transparent.

“Projekti klientelist dhe jotransparent i portit që vendos një mur mes qytetit dhe detit mori kritika nga të gjithë. Shume prej problemeve kërkojnë vullnet dhe qasje politike ndryshe. Me 25 prill ndryshimi vjen edhe për zhvillimin urban të Durrësit tonë.” – shkruan Bylykbashi.

Postimi i plotë:

Durrësi është shembull i degradimit të zhvillimit urban si pasojë e keqqeverisjes. Takimi me urbanistë, arkitektë e inxhinierë shpalosi një katalog problemesh madhore që janë themeli i kësaj situate të patolerueshme. Asfiksimi i autonomisë vendore si pasojë e centralizimit nga Edi Rama edhe në këtë sektor ka sjellë jo vetëm anashkalimin e kapaciteteve profesionale durrsake, por ka deformuar zhvillimin e qytetit. Planet urbane imponohen të gatshme dhe me klientelizëm, pa asnjë oponencë. Pasoja është një qytet që vuan nga deformime të rënda në zhvillimin urban që kushtojnë të riparohen.

Projekti klientelist dhe jotransparent i portit që vendos një mur mes qytetit dhe detit mori kritika nga të gjithë. Shume prej problemeve kërkojnë vullnet dhe qasje politike ndryshe. Me 25 prill ndryshimi vjen edhe për zhvillimin urban të Durrësit tonë.

Durrësi është shembull i degradimit të zhvillimit urban si pasojë e keqqeverisjes. Takimi me urbanistë, arkitektë e…

Posted by Oerd Bylykbashi on Friday, April 9, 2021