Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Durrës, kandidati demokrat Cara: Jam dakort për portin marinë, por kundër faljes së tokës

11/04/2021 - 09:32

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli Cara si vjedhja e shekullit.

“Rama prish portin aktual dhe i fal tokën me vlerë 2 miliardë euro një ndërtuesi privat, ndërsa merr edhe 500 milionë euro nga taksat tona për ndërtimin e portit të ri. Kjo është vjedhja e shekullit,” - deklaron kandidati i Partisë Demokratike në Durrës.

“Askush para tij nuk ka guxuar të bëjë një gjë të tillë. Rama e bën dhe madje e bën edhe me vendim të Kuvendit,” - shton Cara.

Për këtë arsye, ai vë në dukje se zgjedhjet e 25 prillit përbëjnë “mundësinë për t’u ndarë një herë e mirë nga ky regjim grabitës dhe i korruptuar.”

“Porti i Durrësit është pasuri kombëtare, është pasuri e përbashkët e jona, dhe nuk mund të falet sikur të ishte asgjë, nuk mund të falen 100 hektarë tokë sikur të ishin asgjë, - nënvizon Cara. - Më 25 prill duhet t’i themi jo kësaj babëzie të paparë.”

“Janë 100 hektarë tokë që, sipas vlerës së tregut, kushtojnë 2 miliardë euro dhe Rama i fal pa asnjë përfitim për vendin, i fal sikur t’i kishte të tijat. Rama i fal tokën publike një privati që do të ndërtojë diçka, tek e cila ne nuk do të kemi asnjë të drejtë. Madje, këtë aktivitet privat e përjashton edhe nga taksat, - bën të ditur kandidati demokrat. - Kjo është tamam vjedhja e shekullit. Ai vjedh tokën me vlerë 2 miliardë euro, na vjedh 500 milionë euro të tjera nga taksat tona për ndërtimin e portit të ri dhe na vjedh edhe nga përjashtimi prej taksave që i bën privatit.”

“Porti i Durrësit është port me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike për Durrësin dhe për gjithë vendin, - ka thënë kandidati demokrat Igli Cara gjatë takimeve të ndrzshme që ai ka pasur me qytetarët. - Madje, rëndësia ekonomike dhe ndikimi i portit të Durrësit shkon edhe më tej, pasi gjithnjë e tepër ai tani përdoret edhe nga vendet e rajonit, si: Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.”

“Është e papranueshme që porti i Durrësit të fshihet nga faqja e dheut sa hap e mbyll sytë, vetëm sepse kështu dashka Rama dhe interesat e tij. Një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa një studim dhe vlerësim të hollësishëm paraprak, nuk mund të bëhet pa marrë në konsideratë të gjitha prirjet zhvillimore të Durrësit, vendit dhe rajonit, - ka shtuar Cara. - Shndërrimi i portit të Durrësit nga port tregtar në marinë tjetërson rrënjësisht gjithë prirjen zhvilluese të qytetit, zhvlerëson gjithë investimet e bëra deri tani nga entet private dhe publike.”

Për të gjitha arsyet e mësipërme, por edhe për të mbrojtur vlerat e historisë së qytetit, pasi porti ka qenë në atë vend prej mijëra vjetësh, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit thekson se “vota më 25 prill është jetike për të ardhmen e vendit.”

“Më 25 prill, qytetarët e Durrësit patjetër që do të ndahen nga kjo e keqe, nga ky kryeministër dhe kjo qeveri që vetëm të vjedhë di,” - ka deklaruar Cara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, me p

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike vijon të denoncojë shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve