Padia e dytë e dërguar në SPAK nga drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, implikon drejtuesit më të lartë dhe shumicën e drejtorëve të PS-së në qytetin bregdetar.

Në konferencën për shtyp, Paloka deklaroi se këta persona janë dërguar në SPAK, pasi mbi ta rëndon akuza “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrje apo përdorim i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”.

Mes të akuzuarve janë emrat e Adrian Çelës, Alfred Mullaraj, Roni Shqiopa, Ledion Lako, Arben Isaku, Ardian Iljazaj, Emiljan Jani, Soren Dedja, Ermal Pronjari, Spartak Kovaçi etj.

Më poshtë gjeni të plotë listën me emrat e denoncuar sot nga Edi Paloka të akuzuar për veprat penale të mësipërme, që dënohen nga Kodi Zgjedhir me 1-5 vite burg.

Në momentin kur po zhvillohej konferenca për shtyp, në sallë erdhën edhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR, të cilët u vunë në dijeni nga nën/kryetari i PD Paloka, për shkeljet e pretenduara nga selia blu.